I shpallur në kërkim ndërkombëtar për pjesëmarrje në grup kriminal, arrestohet fieraku. Pritet ekstradimi në Itali

Jul 25, 2024 | 12:27
SHPËRNDAJE

Një 33-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal për trafikimin e narkotikëve është arrestuar në Fier.

arrestim fier

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në vijim të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, kanë kapur shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar E. H., 33 vjeç, banues në Fier.

“Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, të DVP Fier, e arrestuan me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasin E. H., të cilit autoritetet gjyqësore italiane i kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal për trafikimin e narkotikëve”, thote policia.

Interpol Tirana dhe Interpol Roma po bashkëpunojnë për të kryer ekstradimin e këtij shtetasi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura