“I tërheq ideja për t’u pasuruar shpejt, i mashtrojnë me imazhe të rreme nga Anglia”- Ambasadori britanik thirrje të rinjve: Mos bini pre e trafikantëve, ata janë njerëz mizor

Oct 26, 2022 | 20:06
SHPËRNDAJE

Ambasadori britanik në Tiranë, Alastair King-Smith, u bëri thirrje të rinjve shqiptarë që të mos besojnë imazhet e rreme të paraqitura në rrjete sociale për një pasurim të shpejtë në Mbretërinë e Bashkuar.

ambasadori britanik

Ai tha se kjo praktikë përdoret nga trafikantët e qenieve njerëzore për të rritur klientelën e tyre. Në një intervistë të dhënë për emisionin në “Shënjestër”, King-Smith tha se nga ajo që shihet në realitet është se të rinjtë përfundojnë dhe përdoren nga grupet kriminale, nga njerëz mizor të cilët i kërcënojnë dhe familjet e tyre.

Sipas tij realiteti nuk ai që paraqitet në imazhet e rreme të trafikantëve.

“Mendoj se është shumë sfiduese është mënyra si trafikantët kanë tërhequr vëmendjen e të rinjve për të shkuar dhe për të punuar në Mbretërinë e bashkua.

Të rinjtë në këtë me të ardhura relativisht të ulëta i tërheq ideja për tu bërë të pasur shpejt dhe kur shikojnë disa persona që fitojnë para në MB, sigurisht shumica janë imazhe të rreme, në fakt këta persona e bën të duket e lehtë që mjafton të paguash disa para për të shkuar dhe pastaj jeta jote do të jetë e shkëlqyer. Realiteti nuk është kështu.

Ata persona e bëjnë si diçka e lehtë kjo është mënyra e trafikantëve për të ndikuar te të rinjtë.

Thirrja ime është që “mos bini pre e mesazhit të trafikantëve”. Atje do të hasni një problem të madh me shumë gjasë do të bini në grackën e grupeve kriminale që do t’iu shfrytëzojnë dhe do t’iu kërcënojnë familjen. Ata nuk janë njerëz të mirë, ata janë njerëz mizor. Të rinjtë ikin se mendojnë se nuk ka mundësi këtu dhe ndaj duhet të investojmë në më shumë vende pune këtu”, tha Smith.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura