U zhduk 1 javë më parë, trupi i manjatit gjerman gjendet i copëtuar brenda një frigoriferi! Ishte vendosur në qese mbeturinash

Jul 11, 2023 | 10:40
SHPËRNDAJE

Trupi i pajetë i një manjati gjerman të pasurive të paluajtshme, i cili u zhduk javën e kaluar, u gjet i copëtuar brenda një frigoriferi në një shtëpi me qira në Tajlandë.

Hans Peter Mack1

62 vjeçari Hans Peter Mack ishte zhdukur që nga 4 korriku kur gruaja e tij, një 24-vjeçare tajlandeze, tha se biznesmeni nuk ishte kthyer në shtëpi pas një takimi pune.

Mbetjet e tij u zbuluan brenda frigoriferit mbrëmjen e së hënës në një shtëpi në Pattaya, që sipas mediave lokale, ishte marrë me qira nga një mik i biznesmenit.

Pjesët e copëtuara të trupit të Mack u vendosën në qese mbeturinash dhe më pas u vendosën në frigorifer.

Hetuesit zbuluan trupin e pajetë pasi kqyrjes së kamerave të sigurisë ku u vu re i njëjti frigorifer i ngarkuar në pjesën e pasme të një kamioni të zi.

“Një gjerman i quajtur Olaf dhe një grua gjermane me aftësi të kufizuara kanë jetuar në banesë për rreth tre muaj dhe ishin bashkëpunëtorë të Mack”, tha një fqinj.

Ata u morën në pyetje së bashku me një shtetas tjetër gjerman. Policia dyshon se mund të ketë shtetas tajlandez të përfshirë në vrasjen e Mack gjithashtu.

Përpara se hetuesit të bënin zbulimin horror, efektivët gjetën makinën e Mack të braktisur në një parking mëngjesin e së dielës.

Një shitës vendas tha se kishte parë dy gra duke zbritur nga automjeti i cili ishte parkuar atje disa ditë më parë.

Familja e Mack kishte ofruar një shpërblim prej rreth 85.900 dollarë në dollarë për çdo informacion që çonte në gjetjen e tij.

Bashkëshortja e tij, Piraya Boonmak, tha se ditën që ai u zhduk kishin planifikuar të drekonin që bashku, por nuk ishte paraqitur.

Kur u përpoq ta telefononte, biznesmeni nuk u përgjigj dhe i dërgoi mesazh ku i thoshte që ta telefononte.

Pas përpjekjeve për ta kontaktuar, nga numri i tij në orën 22:00 i erdhi një mesazh ku shkruhej se ishte ende me një klient biznesi.

Por Boonmak theksoi se Mack nuk i kishte dërguar kurrë mesazhe në 5 vite që ishin së bashku.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura