Është identifikuar autori i vrasjes së 25-vjeçarit Madrit Ulqinaku në qytetin e Elbasanit.
Ai është shtetasi Klajdi Shaholli, 25-vjeç.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e kësaj të mërkure rreth orës 21:50, në lagjen “Kongresi”, Elbasan, pas një konflikti për motive të dobëta midis disa të rinjve.
Viktima është përfshirë fillimisht në një konflikt me disa persona. Më pas autori, 20-vjeçari Shaholli, i shpallur tashmë në kërkim nga policia, e ka pritur derisa ka dalë nga lokali dhe e ka qëlluar me armë zjarri.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë bërë rrethimin e zonën dhe krehjen e saj me qëllim kapjen e autorit.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al