Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi sulmoi publikisht nga Vlora kryetarin e PBDNJ-së, Vangjel Dulen si dhe kandidatin për deputet, i pesti në listën e PD-së, Dashamir Tahirin.
Idrizi e cilësoi Dulen si ‘zëdhënës të Agimit të Artë’, ndërsa ironizoi edhe Tahirin, duke shtuar se ai në këto zgjedhje se do dalë i humbur. Mes të tjerash kreu i PDIU-së i bëri thirrje Tahirit që të heq dorë nga gara, pasi do jetë më i nderuar.
“Vangjel Dule zëdhënësi i agimit të artë. I cili kur deputetët në Kuvend ngriheshin në këmbë, ai denjonte që të ngrihen. Unë i bëj thirrje Dashamirit që të vijë në shtëpinë e vet se nuk i ka hije. Nuk del i pesti në PD.
Për ke do i kërkoj votat për Dule çamin?Atyre që e kanë bërë këtë listë, t’ju vijë turp. Ik nga ajo listë Dashamir Tahiri, se do jesh i nderuar, nga ne dhe nga gjithë çamët”, tha Idrizi.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al