Ish-kryeministri Berisha shprehu bindjen nga Durrësi se më 14 maj qytetarët e kësaj bashkie do të votojnë për ndryshimin e Shqipërisë.
Berisha theksoi se kandidati i “Bashkë Fitojmë”, Igli Cara, “do të dëshmohet shërbëtor i përulur para durrsakëve”.
Sali Berisha: “Mirënjohje për të këtë manifestim madhështor të tuajin, manifestim i fitores. Mbështetje e jashtëzakonshme për koalicionin “Bashkë Fitojmë”, mirënjohje e pakufishme për durrasakët, kudo që janë sot për mbështetjen tejet të çmuar që i japin PD dhe demokracisë shqiptare.
Mesazhi juaj në këtë ditë feste të dyfishtë, tejkalon Durrësin dhe pushtin mbarë Shqipërisë, mesazh historik, ai është “mesazhi i ndryshimit të Durrësit”, është ndryshimi i Shqipërisë, mesazhi i shpresës së pashuar tek shqiptarët. Rroftë Durrësi, rroftë Shqipëria.
Jemi këtu për idealet tona të lirisë, idealet më fisnike të njeriut për të mbështetur së bashku Igli Carën, kandidatin e lirisë, të vullnetit tuaj, qytetarit shembullor, politikanin e urtë, të vendosur. Është nder i madh për mua të paraqes para jush Igli Carën me bindjen më të thellë, se me votën e besimin tuaj, do të dëshmohet një shërbëtor i përulur para jush, një zyrtar i përkushtuar para qytetarëve të Durrësit, Igli Cara do ndryshojë Durrësit dhe do ndikojë në ndryshimin e mbarë Shqipërisë. Se Igli Cara të gjitha potencialet e mëdha të këtij qyteti do i shndërrojë në mirësi e shërbime për banorët e qytetarët e tij.
Më 14 maj ju me Igli Carën në një mision historik do vendosni pluralizmin, do i thoni ndal të keqes. Mençuria e durrsakëve më 14 maj të votojë ndryshimin.
Shprehja popullore “e keqja nuk ka fund”, nuk ka të vërtet më të hidur se kjo. Por “e keqja nuk ka fund”, është kur qëndrohet indeferent ndaj saj. Më 14 maj kam bindjen se do votoni për ndryshimin e ndryshimine Durresit dhe Shqipërisë
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al