Igli Cara, kandidati i opozitës për bashkinë e Durrësit ka deklaruar se projekti për portin e Durrësit tregon qartë se është afera më e madhe korruptive.
Ai u shpreh gjatë bisedës në emisionin “Open” se në vitet e qeverisjes socialiste në qytetin bregdetar nuk ka pasur asnjë investim, por vetëm grabitje të parave publike.
Nga ana e tij, deputeti Agron Shehaj theksoi se qyteti i Durrësit është më i vjedhuri dhe është përdorur nga pushtetarët vetëm për interesat e tyre personale.
Pjesë nga biseda në studio:
Igli Cara: Po e shisni si një gjë të madhe. Marsi i kaluar do të ishte fundi i rindërtimit të Durrësit, por sot nuk është arritur as 50 %. Mos e shihni si një projekt tuajin, pasi janë fonde të BE. E përmendet Portin, por harruat të thoni se është afera korruptive më e madhe. Ju e dini shumë mirë që pushtetet janë të ndara, janë para të qytetarëve. Nuk ke të drejtë të falësh paratë e Durrësit/ 231 mln euro është falur jo thjesht për shumën e madhe, por janë bërë që para se të fillojë ndërtimi. Ju flisni për Durrësin, por kur përmendni mbetjet mos harroni incenerimin ku mund të kishte mënyra të ndryshme për të kursyer para publike. Me 600 mijë dollarë kemi një studim që të mos dërgohen me kontejnerë siç dërgohen tani, mund të kishim një vend seleksionimi, ku të ndaheshin produkte, qelqi apo plastike. A ke ardhur në Durrës , ku durrsakët po ikin? Edhe tek pallatet e reja që po bëhen në Durrës, duhet ta shihni se nuk ka hyrë ende asnjë familje.
Alket Hyseni: Duhet të shihni projektet, Durrësi është kthyer në bazën më të madhe të turistëve, për shkak të projekteve dhe cilësisë. Mbarimi i projektit po pritet me padurim. Sa për projektin them që nuk ka asnjë mangësi.
Agron Shehaj: Kur nuk e di se kush janë pronarët, a nuk të duket kjo mangësi? Meqë je jurist. Pa garë dhe me njerëz që nuk i njohin
Alket Hyseni: Ta sjellim një mini-Dubai në Durrës, jam i bindur që Durrësi do të gjykojë dhe do ta nxjerrë në një tjetër nivel.
Agron Shehaj: Nëse ka një shembull të një qyteti që është vjedhur dhe për të pastruar, është Durrësi. Porti i Durrësit i është marrë qytetit dhe një pjesë e madhe i është dhënë Alabbar, nuk dimë kush janë përfituesit, nuk është bërë asnjë garë. Flasim për një projekt miliarda euro, as taksat nuk janë dhënë. Edhe porti i ri do të bëhet me paratë tona. Inceneratori i Tiranës mbahet me paratë e Durrësit sepse ka një projekt që ka ndërtuar me kompani offshore, me pronar të fshehur, dhe as ka trajtime as digjen. Përdoret e njëjta skemë.
Alket Hyseni: Durrësi është i pastër. Igli jeton atje e sheh që në lagje nuk kam më plehra. Të tjerat lërjani drejtësisë.
Igli Cara: Asgjë nuk ka ndryshuar Alket.
Agron Shehaj: Unë nuk di se ku jetojnë keta, që nuk i shohin që qytetarët po ikin të gjithë,. Nuk ka ngelur njeri për të dalë.
Gazetari Agim Baçi: Rama nuk e përmend Dakon që është non-grata. Zoti Cara do të ketë përballë gjithë qeverinë që e sheh si pjesë të vetën Durrësin. Ndoshta shansi është që vetë opozita në Durrës nuk ka pikëpyetje dhe besoj se kemi një kandidat të fortë dhe do të ketë një ekuilibër të jashtëzakonshëm në Durrës.
Robert Rakipllari: Po ta marrim si garë mes dy kandidatëve do të thoja që nuk ka garë sepse zonja Sako nuk ka profil politik, por është emëruar atje. Zoti Cara është një politika karriere. Durrësi nuk është menaxhim lokal, por qyteti i dytë më i rëndësishëm i Shqipërisë. Pra nga kjo pikëpamje nuk kemi garë sepse kjo zonjë nuk është votuar, është menaxhere e interesave të tjera. Nga ana tjetër kemi zotin Cara që gjithmonë ka jetuar në Durrës dhe politikën e tij e ka bërë në Durrës dhe mes tyre ka shumë diferencës, por e thekson se zoti Cara është kujtuar shumë vonë për të folur.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al