Ilari Blazi akuza të forta ndaj ish-bashkëshortit Toti: Ka humbur 3 milionë euro në kazino

Feb 14, 2024 | 12:17
SHPËRNDAJE

Lufta në distancë mes Ilari Blazit dhe Françesko Totit vazhdon. 

toti

Sipas asaj që u raportua në faqet e “La Gazzetta dello Sport”, ajo e ka drejtuar gishtin drejt burimeve ekonomike të ish-bashkëshortit duke akuzuar se ish-lojtari shpenzon shumë para në kazino.

Blazi tha se në tre vitet e fundit Toti ka shpenzuar më shumë se 3 milionë euro në kazino, në Monte Karlo.

Kjo është një akuzë shumë e fortë, së cilës iu përgjigjën avokatët e ish-kapitenit të Romës. Ata folën për shifra shumë më të ulëta se ato të treguara nga ajo.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura