Prokuroria e Posaçme ka konfirmuar arrestimin e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i cili është vendosur në pranga për abuzimet me fondet e SASPAC.
Ish-ministri u vendos në pranga mëngjesin e sotëm me urdhër të SPAK, së bashku me dy persona të tjerë.
Një prej të arrestuarve është Ermal Kurtulaj, njeriu i besuar i Ilir Beqajt, ndërsa personi i dytë i vendosur në pranga ende nuk është identifikuar.
“Duke marrë në konsideratë kërkesat tuaja për informacion lidhur me arrestimin e shtetasit Ilir Beqja, ju konfirmoj se, sot është kryer arrestimi e këtij shtetasi në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës se Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Për një informacion më të plotë, SPAK do te vijojmë më pas me një njoftim zyrtar për shtyp”, njofton SPAK.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al