Ish-deputeti i PD-së, Belind Këlliçi është shprehur se ish-ministri Ilir Beqaj u arrestua me një show të turpshëm.
“E arrestuan për qindra milionët e sterilizimit, të check up, për shkatërrimin e sistemit të shëndetësisë apo për fatura restorantesh, duke aministuar edhe hajdutin 2 metra që shkon në qeli”, tha ai.
Ish-deputeti demokrat njoftoi se protesta e radhpës do të zhvendoset para Kryeministrisë.
Këlliçi: Kjo që po ndodh me Sali Berishën është kambanë alarmi për çdo qytetar shqiptar dhe për të ashtuquajturën Reformë në Drejtësi, sepse vetëm drejtësi nuk ka. Arrestuan dje me një show të turpshëm, madje me porosi të Erion Veliajt, Ilir Beqajt.
E arrestuan për qindra milionët e sterilizimit, të check up, për shkatërrimin e sistemit të shëndetësisë apo për fatura restorantesh, duke aministuar edhe hajdutin 2 metra që shkon në qeli. Shumë shpejt do ti shkojë edhe miku i tij, 2 metroshi në kryeministri.
Ne jemi në mes të korrikut dhe temperaturat janë të larta, por i lartë është edhe zemërimi i qytetarëve, e i opozitës. Do të vijojmë kauzën tonë derisa ky grup i strukturuar kriminal që ndodhet në bashki të shkojë para drejtësisë.
Ftoj protesuesit e sotëm që protestën e radhës ta zhvendosëm para kryeministisë në datën 11 korrik për të proteësuar kundër kreut të organizatës Rilindja.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al