Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është takuar ditën e sotme me inxhinierin Dorjan Osmanaj i cili ka përfunduar studimet jashtë vendit.
Meta shprehet se PL i ka dyert dhe tribunat e përfaqësimit të hapura për të gjithë profesionistët e rinj në vend.
“Kënaqësi të mirëprisja inxhinierin e talentuar Dorjan Osmanaj, i cili përfaqëson një gjenerate të re të mirëedukuar brenda dhe jashtë vendit.
Partia e Lirisë i ka dyert dhe tribunat e përfaqësimit të hapura për të gjithë profesionistët e rinj”, shkruan Ilir Meta
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al