Ilir Shaqiri i frikësuar nga vendimi bashkëshortes pas zbulimit të tradhtisë me balerinën, flet Emanuela: Ta dini sa burra kam puthur unë … Ç’ndodhi kur i përmendën Monika Lubonjën

Feb 8, 2022 | 13:00
SHPËRNDAJE

Koreografi Ilir Shaqiri tregoi se ishte i frikësuar nga vendimi që ka marrë bashkëshortja e tij, pas zbulimit të tradhtisë me balerinën në Big Brother Vip.

ilir shaqiri (2)

Teksa iu banorëve të BBV iu dha mundësia për t’i shkruar letër një personi të dashur, Ilir Shaqiri zgjodhi nënën e vajzës së tij dhe shprehu shqetësimin “mos gjërat jashtë kanë ndryshuar dhe se a ka ndonjë të re”, referuar vendimit që mund të ketë marrë Emanuela Morini pas rrëfimit të tij.

Megjithatë bashkëshortja e tij e ka bërë të qartë se “do e presë me krahë hapur” dhe ai të mos ketë frikë për asgjë që ka thënë, pasi është treguar i sinqertë me publikun.

ilir-shaqiri1

“Unë e di që vizita ime në tetor, i ka lënë një shenjë atij sepse e njoh, pashë në sytë e tij drojën, frikën. Me siguri gjërat që do flasim kur të dalë janë të shumta, por kam zbuluar një burrë me shumë këndvështrime dhe më fantastik se sa e njihja unë. Përsëri gjithmonë që njerëzit në jetë gabojnë dhe kjo është njerëzore. Asnjë prej nesh nuk i shpëton gabimeve. Do ta pres krahë hapur sigurisht, mezi po pres që të vijë. Të mos ketë frikë për asgjë, tha atë që unë dija. Nuk është e lehtë ta përballosh në publik, por ai deshi që të ishte krejt i sinqertë me publikun dhe të tregonte çdo anë të tij”, tha Emanuela Morini në “Wake Up”.

ilir shaqiri (3)

Kur u pyet se kush do shkojë në finalen e Big Brother Vip mes Beniada Nishanit dhe Monika Lubonjës, që ndodhen në nominim, ajo u shpreh se do jetë modelja, duke refuzuar të përmend emrin e aktores, edhe pse u pyet disa herë nga moderatorët.

“Unë mendoj se do shkojë në finale Beniada”, shprehet ajo.

“Jo Monika?”- u pyet ajo.

Emanuela hesht

“Monika jo?”- ia përsërit sërish moderatori.

ilir shaqiri (4)

Ajo zgjedh sërish të mos reagojë dhe të mos përmendë emrin e Monika Lubonjës, e cila ka pasur një marrëdhënie të ndërlikuar me bashkëshortin e saj, herë pas herë me zënka dhe së fundmi kanë shkëmbyer puthje në buzë, pasi u duhej të realizonin një skenë të një filmi të vjetër shqiptar.

“Ilir në finale do e shoqërojë Donaldi me siguri, Beniada, kam një dyshim midis Ariolës dhe Einxhelit. Më vjen keq për Arjolën por mendoj se finalistja e katërt do jetë Einxhel”, tha Emanuela Morini.

ilir shaqiri (1)

Ndërsa puthjen e bashkëshortit të saj me aktoren Arjola Demiri e komentoi: “Më bënë përshtypje të gjitha komentet në lidhje me këtë. Arjola është aktore, Iliri është balerin, artist, ka punuar në të shkuarën si aktor. Nuk them që është normale, por një puthje në skenë s’ka ndonjë problem. Vetëm kam qenë aktore dhe ta dini sa burra kam puthur në skenë. Ndaj jemi mësuar me këtë. Nuk ka bëri asnjë efekt, më tepër efektet na vranë. S’më pëlqejnë”.

iliri-arjola-puthej

Ilir Shaqiri ka shprehur disa herë pendesë që zbuloi tradhtinë ndaj bashkëshortes së tij.

Ai rrëfeu gjatë një bisede me Arjola Demirin se momenti kur takoi bashkëshorten në shtëpinë e Big Brother Vip, pasi zbuloi tradhtinë, ishte i frikshëm dhe mendoi se e kishte humbur, për të dytën herë.

“Ka qenë mendimi im konstant gjatë gjithë kësaj kohe, pothuajse nga fillimi i tetorit, 4 muaj e gjysmë. Sado që jam përpjekur të mos jap veten, të mos e rëndoj gjënë. Kemi ardhur me këmbët tona dhe duhet të mbajmë përgjegjësitë tona. Por letrën ajo e meriton më shumë se të gjithë, disa mendime që kam pasur këtu, frikëria, dyshime, shpresa.

Sot e kësaj dite kam realisht imazhin e saj këtu kur e kam takuar me 15 tetor dhe ka qenë i frikshëm, s’dija si të reagoja dhe çfarë të thosha. Kujtova se e humba, për herë të dytë. Kam pyetur shpesh gjatë kësaj kohe, të di a është në rregull çdo gjë. A kemi ndonjë të re? Një gjë është kur historia ngel mes dy personave dhe gjë tjetër kur tregohet në një format. Por unë e shpjegova pse-në. Në njëfarë mënyrë se çfarë perceptova në atë moment, në atë dhomë, në çfarë gjendje hyra”, tha koreografi.

arjola-iliri-3arjola-iliriilir shaqiri (4)ilir shaqiri (2)iliri-kuzhinailir shaqiri (2)ilir shaqiri (1)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura