Imazhet e para nga dronët ‘Bayraktar’, ministri i Mbrojtjes: Rrisim ndjeshëm aftësitë tona të mbikëqyrjes dhe sigurisë

Jun 30, 2024 | 10:57
SHPËRNDAJE

Nisin për herë të parë misionin e tyre dronët Bayraktar. Imazhet e para të tyre janë përcjellë edhe nga Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.

“Krenarë të ndajmë ndajmë sot imazhet e para nga dronët #Bayraktar. Këta dronë, teknologjia më e lartë e fluturimeve për misione ushtarake, po rrisin ndjeshëm aftësitë tona të mbikëqyrjes dhe sigurisë. Një hap i madh përpara në mbrojtjen kombëtare”, shprehet Ministri Peleshi.

Prej disa muajsh Forcat e Armatosura shqiptare kanë në zotërim 3 dronë Bayraktar, të blerë në Turqi në bazë të një marrëveshje mes dy vendeve.

Këta dronë janë të njohur për efikasitetin dhe teknologjinë e tyre të avancuar. Ata do të shërbejnë edhe për monitorimin e territorit dhe imazhet e tyre do të jenë në shërbim të institucioneve të shtetit. Ky është një tjetër hap i rëndësisëshëm në modernizimin e FA të Shqipërisë, në përmbushje të detyrimeve të Aleancës së NATO-s.

3dd9736b-3d92-4b64-ba6c-cec9fe1bddf0 dronët Bayraktar (1) dronët Bayraktar (2) dronët Bayraktar (3) dronët Bayraktar (4) dronët Bayraktar (5) dronët Bayraktar (6) dronët Bayraktar (7) dronët Bayraktar (8)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura