Pjerin Ndreu, i cili u zgjodh edhe Kryetar i Shoqatës së Bashkive i është përgjigjur Voltana Ademit, që tha se “eksponentë të Partisë Socialistë tentuan të dëmtojnë Demokracinë”.
Në një reagim në rrjetet sociale, Ndreu flet për “injorancë juridike”, pasi secili prej kryetarëve të bashkive ka një vendim gjykatë që konfirmon legjitimitetin e tyre.
“Pretendimi qe sipas jush paskeni një kërkese padi në Gjykatën Kushtetuese dhe ne nuk jemi te legjitimuar është me se paku injorance juridike! Secili prej kryetareve te Bashkive ka nje vendim gjykate qe ka konfirmuar legjimitetin e zgjedhjes se tij, pervec jush qe se keni, por ushtroni detyrën”, shkruan Ndreu.
Ndreu i drejtohet Ademit, duke i thënë se “demokracinë e keni lexuar se prapthi, sepse ajo thote qe vendimarrja merret me shumicen e anetareve, dhe jo me humorin tend politik, qe drejton gjoja nje shoqate ku na qenke vetem ti e askuah tjeter!”
Pjerin Ndreu u zgjodh kryetari i Shoqatës se Bashkive, duke shkarkuar nga ky post, Voltana Ademin. Kjo e fundit në një reagim tha: “Sot pati një tentativë për të kapur ilegalisht Shoqatën e Bashkive të Shqipërisë, veprime te ndërmarra nga eksponentë, anëtarë të Partisë Socialiste, pa të drejta legjitime dhe jo anëtarë Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë. Çdo veprim me prapavijë politike dhe arbitrare cënon hapur parimet e shtetit ligjor dhe demokracisë vendore”
Reagimi i Pjerin Ndreut
Nje konfirmim dhe nje pergjigje per kolegen Voltana Ademi,
Sot me pjesmarrjen e 23 anetareve, nga 30, te asmablese se pergjithshme te “Shoqates se Bashkive te Shqiperise” u be mbledhja e jashtezakonshme dhe u zgjodhem drejtuesit e ri!
Zonja Ademi,
-Aderimi ne shoqate eshte bere me vendime te keshillave bashkiake. Cdo kryetar Bashkie apo Keshilli Bashkiak eshte anetar, pavaresisht si e ka emrin ne kohe te ndryshme.
-Mosqenia anetar vendoset po me vendim keshilli bashkiak per secilen Bashki dhe jo nga ju si kryetare.
-Sipas statutit qe ka shoqata, neni 12, jo me pak se 1/5 e anetareve kane te drejte te therrasin asmablene e pergjithshme. Ftesa per asamble ju ka ardhe dhe ju, si gjithe te tjereve! Ne Asamble mori pjese Kryetarja e keshillit Bashkiak Shkoder Brisela Kadia.
-Nje shoqate qe sipas jush ju paska vetem ju kryetare, anetare, nenkryetare, pra vetem nje njeri, nuk e kuptoj se cfare demokracie perfaqeson?!
-Pretendimi qe sipas jush paskeni nje kerkese padi ne Gjykaten Kushtetuese dhe ne nuk jemi te legjitimuar eshte me se paku injorance juridike! Secili prej kryetareve te Bashkive ka nje vendim gjykate qe ka konfirmuar legjimitetin e zgjedhjes se tij, pervec jush qe se keni, por ushtroni detyren.
-Se fundi demokracine e keni lexuar se prapthi, sepse ajo thote qe vendimarrja merret me shumicen e anetareve, dhe jo me humorin tend politik, qe drejton gjoja nje shoqate ku na qenke vetem ti e askuah tjeter!
LEXO EDHE:
U shkarkua si kryetare e Shoqatës së Bashkive, reagon për herë të parë Voltana Ademi
Shkarkohet Voltana Ademi, Pjerin Ndreu zgjidhet kryetar i Shoqatës së Bashkive
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al