“Injorant, mos bëj si gjithollog”/ Sherr mes Arian Çanit dhe aktorit Artan Imami, gazetari: Eni mbyllja gojën se…

May 20, 2020 | 22:37
SHPËRNDAJE

cani dhe imami

Gazetari Arjan Çani mendon se i vetmi që deshi të shembte Teatrin është kryeministri Edi Rama.

“I vetmi që deshi të shembte teatrin është Edi Rama. Rama këtë luftë e ka nisur që në vitet 2000. Ka tre arsye që Rama e shembi Teatrit Kombëtar. Janë arsye psikike, emocionale dhe interesi. E kanë pranuar të gjithë që pas teatrit do ndërtohen kulla”- tha Çani në Open.

Në momentin që Çani po fliste, aktori Artan Imami e ndërpreu dhe kjo gjë nuk u prit mirë nga ana e gazetarit, i cili i kërkoi gazetares Eni Vasili të pushonte Imamin.

Gazetari Çani dhe aktori Imami janë përplasur me njëri-tjetrin, debat që degjeneroi edhe në fyerje personale.

Pjesë nga biseda

Arjan Çani: Mendoj se aty ka një interes të madh financiar

Artan Imami: Jo, jo nuk është ashtu dhe unë mund t’jua argumentoj por vazhdoni Çani, pasi të përfundoni ju

Arian Çani: Ju lutem do i thoni Imamit të pushojë se nuk flas dot kshu

Artan Imami: Ahahahahhahaha

Arjan Çani: Jo po mos qesh se nuk flas dot kështu

Artan Imami: Ahahahahah

Arjan Çani: Ore s’jemi në studio ne dhe nuk funksionon kështu

Artan Imami: Do të doja të të kisha në studio dhe të flisja përballë me ty

Arjan Çani: Epo doja të shmangesha se s’dua të zihem me ty…

***

Artan Imami: Je injorant.

Arjan Çani: Mos më fyej

Artan Imami: Nuk është fyerje. Nuk di asgjë në këtë fushë

Arjan Çani : Në qoftë se nuk ke marrë gjë dhe bërtet kot qenke budalla. Je bërë gazi i botës, po qeshin njerëzit me ty.

Artan Imami: Mos bëj si gjithollog

Arjan Çani: Mos mashtro. Mos gënje publikisht

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura