INTERVISTA/ “Vitin e ardhshëm do të përmbyset pushteti”- Nënkryetari i PL paralajmëron denoncime të reja kundër qeverisë: Largimi i saj, jo vetëm fitore e opozitës

Dec 28, 2022 | 12:25
SHPËRNDAJE

Nënkryetari i PL-së, Petrit Vasili, ka paralajmëruar denoncime të reja për aferat e qeverisë në vitin e ri 2023.

Collage Maker-28-Dec-2022-12.35-PM

Në një intervistë për “Panorama Tv”, Vasili bëri një rezyme të vitit 2022, ku sipas tij solli një riformatim të opozitës. Ndërsa pritshmëritë për 2023 janë që të rrëzojnë sipas Vasilit pushtetin. “Kjo, pasi formësimi i një fronti krejtësisht të ri opozitar, shumë të vërtetë, shumë të drejtpërdrejtë që përballet. Sepse ne jemi në momentin që nevoja për përballje është jetike.

Është e qartë që është një regjim që ka zaptuar shtetin dhe ka deformuar, degraduar. E ka bërë që shteti të rrëshqasë drejt një gremine shumë të errët të karakterit korruptiv, të karakterit mafioz, të inkrimit të madh, të lidhur me botën e krimit. Mjaft njerëz të ‘Rilindjes’, përfshirë dhe kryetarë bashkie pafund, ministra etj., të cilët janë të inkriminuar. Kështu që ky regjim kërkon përballje. Dhe ky riformatim thelbësor i opozitës, sigurisht është në përgjigje të asaj që shqiptarët presin. Pasi kjo agoni nuk mund të shtyhet më. Sepse ka krijuar atë shpopullim dramatik”, u shpreh nënkryetari i PL.

Zoti Vasili, lëmë pas vitin 2022, si e lexoni ju, si një nga partitë më të rëndësishme të opozitës shqiptare?

Ka qenë një vit shumë i rëndësishëm për opozitën po se po, por mendoj në radhë të parë për vendin. Kjo pasi formësimi i një fronti krejtësisht të ri opozitar, shumë të vërtetë, shumë të drejtpërdrejtë që përballet. Sepse ne jemi në momentin që nevoja për përballje është jetike. Është e qartë që është një regjim që ka zaptuar shtetin dhe ka deformuar, degraduar. E ka bërë që shteti të rrëshqasë drejt një gremine shumë të errët të karakterit korruptiv, të karakterit mafioz, të inkrimit të madh, të lidhur me botën e krimit.

Mjaft njerëz të ‘Rilindjes’, përfshirë dhe kryetarë bashkie pafund, ministra etj., të cilët janë të inkriminuar. Kështu që ky regjim kërkon përballje. Dhe ky riformatim thelbësor i opozitës, sigurisht është në përgjigje të asaj që shqiptarët presin. Pasi kjo agoni nuk mund të shtyhet më. Sepse ka krijuar atë shpopullim dramatik, I cili ka vënë në diskutim të ardhmen e ekzistencës së vendit tonë. Është pikërisht në lojë ekzistenca e Shqipërisë, sepse një Shqipëri pa shqiptarë, është si një Shqipëri që nuk ekziston, që nuk I duhet askujt.

Çfarë duhet të presë populli opozitar për vitin 2023?

Absolutisht përmbysjen e këtij pushteti, nuk do të thotë thjesht fitore e opozitës. Do të thotë rivendosje e shtetit. Në radhë të parë ligjor, pasi ne jemi përballur në mënyrë të drejtpërdrejtë si qytetar në radhë të parë, me padrejtësi, me të cilat është demonstruar qartë që shteti ligjor ka rënë. Keni parë se si rrëmbehen pronat, po them themeli. Pasi diferenca që bëjnë regjimet nga njëritjetri, është qëndrimi ndaj pronës.

Ne kemi lënë pas komunizmin dhe sigurisht që kemi besuar në një sistem të ri shoqëror që beson te prona. Kur rikthehet komunizmi në një formë të re, siç është ky komunizëm i deformuar, i degraduar, i degjeneruar, i cili rrëmben pronën, shtyp njerëzit e thjeshtë. Keni parë që dikush që ndërton gradaçela, ai vazhdon i qetë, me leje pa leje. Një qytetar i thjeshtë shkon e dënohet se ka riparuar një kotec pulash, apo ka meremetuar shtëpinë. Kuptohet që këto janë metafora të një regjimi që ka degraduar në një formë shumë të rëndë dhe që vetëm përmbysja është zgjidhja e vetme. Dhe kjo, them dhe njëherë tjetër, nuk është fitore për opozitën, por do të thotë rifitim i shtetit të humbur dhe rivendosje e lidhshmërisë në vend.

Jeni një nga partitë e vetme opozitare që bën denoncime shumë të rëndësishme, si afera e inceneratorëve. A do kemi denoncime të tjera gjatë vitit 2023?

Ju keni parë, se përveç çështjes së inceneratorëve, e cila besoj për sa i takon dokumentimit të saj, është unike në pluralizmin shqiptar, pasi nuk ka denoncim të dytë të dokumentuar. Ne nuk kemi reshtur. Ju e dini që unë kam denoncuar dhe vetë personalisht, Partia e Lirisë sigurisht shumë më gjerë. Zoti Meta vetë, ka denoncuar çështje shumë të rëndësishme.

Të gjithë bashkë ne kemi denoncuar aferën e inceneratorëve, portit të Durrësit. Po marr çështje të mëdha madhore, shumë histori korruptive të pushtetit lokal. Patjetër një pafundësi momentesh të një korrupsioni galopant të pushtetit qendror. Duke filluar nga shpërdorimet me infrastrukturën, deri shërbimet minimale dhe njëkohësisht kuptohet në mënyrë të veçantë korrupsionin dhe degradimin në Bashkinë e Tiranës. Nuk kemi hezituar t’i depozitojmë dhe në SPAK e gjithkund. Pra, u kemi treguar shqiptarëve që të vërtetën do t’ua themi në sy. Dhe nuk na kushtëzon kurrkush, as na mban njeri peng, as nuk na tërheq njeri prej xhakete, as i kemi mbetur borxh njeriu dhe kemi mbetur peng i një borxhi, por borxhin ua kemi vetëm qytetarëve.

Çdo e vërtetë është sikurse ajo zbulohet, pra, një e vërtetë që është e vërtetë dhe jo të stisura. Ne kemi bërë këtë gjë, jo vetëm denoncime. E kemi bërë dhe në sallën e Parlamentit. Ju keni dëgjuar mjaft herë, unë zonja Kryemadhi, zonja Xhixho etj., në sallën e Parlamentit kemi ngritur pafund probleme. Kemi marrë pafund nisma ligjore për ndryshimin rrënjësor të gjërave. Pra, kemi bërë gjithmonë tonën, për të vendosur interesin e qytetarit mbi çdo gjë tjetër. Dhe asnjëherë një interes të ngushtë, interes të ditës.

Marrëdhëniet me partitë e tjera opozitare për vitin 2023?

Është e qartë se marrëdhëniet janë ndërtuara vetëm mbi një themel, raporti i një partie politike me qeverisjen e vendit dhe interesit të qytetarëve. Kushdo që ka qenë në krah të qeverisjes, por jo të qytetarëve, nuk ka qenë dhe nuk do të jetë as bashkëbiseduesi, as aleati ynë. Natyrshëm në këtë front opozitar, patjetër dallon marrëdhënia me PDnë.

Është një raport prioritar dhe strategjik, për shkak të peshës shumë të rëndësishme që kjo parti ka, por njëkohësisht dhe për shkak të zhvillimeve shumë pozitive që atje kanë ndodhur. Ku në mënyrë të veçantë kthimi i opozitarizmit të vërtetë për meritë absolutisht të të gjithë demokratëve, por sigurisht ai që e vuri në lëvizje një proces të tillë ishte zoti Berisha. Kjo ka bërë që ky raport midis dy partive tona dhe raporti midis dy liderëve, ka bërë që të jetë raporti midis dy njerëzve që udhëheqin një opozitë të vërtetë ballore dhe pa kompromis me Edi Ramën dhe regjimin e tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura