Lulishtja “1 Maji” në kryeqytet po transformohet tërësisht. Falë investimit të Bashkisë së Tiranës, kjo zonë kthehet ne nje vend argëtues për të vegjlit, por edhe çlodhës për grupmoshat e tjera.
Ndërmarrjet e Bashkisë Tiranë po vijojnë me zbatimin e projektit, ku përpos rehabilitimit të lulishtes, po punohet për vendosjen e stolave, ndriçimin, si dhe vendosjen e elementëve të nevojshëm për ta kthyer atë në një hapësirë çlodhjeje.
Gjithashtu eshte menduar edhe të moshuarit. Pjesë e lulishtes është edhe një shesh i ri, ku është vendosur një strukturë metalike, duke krijuar kushte sa më komode për këtë kategori.