PanoramaPlus.al/ Nuk është hera e parë që ish-konkurentët e Përputhen pasi përfundojnë eksperiencën e tyre, ndajnë një opinion jo shumë të mirë për persona të tjerë të përfshirë në programin e dashurisë.
Në ndryshim nga herët e tjera ku hidhen akuza ndaj Olsa Muhametit, Antonia Gjoka ish-konkurentja e Përputhen 3 së fundmi, ka folur me rezerva për Bora Zemanin.
Gjoka ishte e ftuar në një intervistë për “Glamour Zone” në RTV Ora. E pyetur se cila është femra më mendjemadhe në showbizin shqiptar, Antonia nuk u mendua dy herë teksa tha emrin e Bora Zemanit.
“Do të thoja që është Bora Zemani, sepse kemi rastisur në të njëjtin koridor dhe nuk jemi përshëndetur. Më ka qëndruar e ftohtë, ndoshta ashtu ka karakterin e saj. Dhe unë jam dyfish kur nuk shoh ndonjë mirësjellje tek të tjerët,”-u shpreh ish-konkurentja.
Sakaq Antonia Gjoka gjithashtu tregoi se aktualisht është në një lidhje dashurie me një personazh të njohur, të cilin nuk preferoi t’ja thonte emrin.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al