Ish-kryeministri i Gjeorgjisë i jep 10 milionë euro shpërblim ekipit për kualifikimin nga grupi, i premton edhe shumë më tepër nëse eliminojnë Spanjën

Jun 27, 2024 | 17:51
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri i Gjeorgjisë, Bidzina Ivanishvili, u krenua dje me kualifikimin e kombëtares së tij për në fazën me eliminim direkt të Kampionatit Europian 2024.

Ivanishvili

Gjeorgjianët u kuotuan si më pak favoritët në startin e kompeticionit dhe mbrëmë arritën t’ua mbyllnin gojën të gjithë kritikëve. Ata jo vetem u kualifikuan nga grupi, por edhe mundën 2-0 një nga pretendentët kryesorë për fitimin e turneut, Portugalinë.

Për këtë arsye Ivanishvili, i ka shpërblyer ata duke i dhuruar 10.7 milione euro shpërblim. Asgjë nuk ka mbaruar ende, sepse ish-kryeministri, ka premtuar edhe 10 milion euro plus nëse arrijnë të mundin Spanjën.

SONI SALIHI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura