Hektor Psatha është 44-vjeçari i aksidentuar këtë mëngjes në autostradën Tiranë-Durrës, i cili gjeti vdekjen e menjëhershme.
“Panorama” ka konfirmuar se viktima është ish lojtari i Teutës dhe ekipit kombëtar.
Psatha u arrestua në vitin 2017 për prostitucion dhe kokainë. Arrestimi i tij u bë më datën 9 Tetor 2017, dhe asokohe u tha se Psatha u kap nga uniformat blu teksa festonte ditëlindjen.
Po ashtu policia e kishte skeduar Hektor Psathën si person me precedentë penal të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër pronës.
Sipas bluve, “ishte dokumentuar se Hektor Psatha shfrytëzonte femra për prostitucion kundrejt pagesës prej 50 € dhe shpërndante lëndë narkotike në lokalet e natës, kryesisht në zonën e Plazhit”.
Lexo edhe: Kokainë dhe prostituta, arrestohet ish-lojtari i kombëtares
Sot Psatha humbi jeten ne nje aksident shkaqet e te cilit ende nuk dihen, pak dite pasi kishte festuar ditelindjen e 44-ert.
Detajet e policisë së Durrësit në informacionin paraprak:
“Në orët e para të mëngjesit, në autostradën Tiranë-Durrës, një automjeti me drejtues shtetasin H. P., 44 vjeç, banues në lagjen nr. 13 Durrës, ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i automjetit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al