“Ish-ministrat e Berishës janë bërë milionerë”- Zbulohet përplasja që desh degradoi në konfrontim fizik në Kryesi! Pampuri akuzon Vokshin: Më kë vënë pas gra që të më…

Nov 16, 2021 | 14:31
SHPËRNDAJE

Sherri-jemin-Gjana-Aldo-BUmci-konfrontimi-Pampuri-Vokshi-Kryesia-PDMARIGLEN KUME/ Mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike veç debateve është shoqëruar dhe me një episod, i cili mund të shkonte deri në konfrontim fizik.

Ish-deputeti i PD-së, njëherësh anëtari i Kryesisë, Jemi Gjana ka akuzuar përkrahësit e Sali Berishës, veçanërisht ish-ministrat se janë bërë milionerë. Por kur Gjana artikuloi këto akuza nga ish-kabineti i vjetër i Sali Berishës ishte prezent vetëm Aldo Bumçi.

“Kam që në ’90-ën dhe e njoh partinë dhe e di se si ka funksionuar. Unë kam qenë me institucionin pavarësisht se kush ka bërë foltoren. Unë kam qenë me institucionin gjithmonë. Unë nuk jam bërë ndonjëherë milioner. Kam hyrë në politikë dhe kam dalë me dy djem që njërit nuk ia jepnin specializimin prej meje dhe vetëm me një shtëpi që ma dha enti i banesave. Këtu ka ministra që janë bërë milionerë”, ka thënë Gjana.

Ndërkohë që Aldo Bumçi i është kthyer Jemi Gjanës, duke thënë se ai ishte i vetmi ish-ministër në Kryesi, ndërkohë sipas burimeve brenda PD janë afruar për t’u konfrontuar me njëri-tjetrin.

Mësohet se Gjanën dhe Bumçin i kanë ndarë deputetët, Gazment Bardhi dhe Gent Strazimiri.

Ndërkohë që një tjetër përplasje në Kryesinë e PD-së, mësohet të ketë ndodhur mes Albana Vokshit dhe Orjola Pampurit për drejtimin e Forumit të Gruas Demokrate.

Papmuri akuzoi Vokshin se kjo e fundit i ka vënë disa gra pas dhe që po e sulmojnë, pas qëndrimeve që ka mbajtur për LGSH-në.

“Ato nuk i kam vendosur unë, po ata janë baza”, mësohet të ketë thënë Vokshi. Por, deputetja e PD ka replikuar duke thënë; “Ato janë gra që i ke vendosur ti që dalin në foto me ty…” 

Jemin Gjana Aldo Bumci

REPLIKAT E FORTA NË KRYESINË E PD

Jemin Gjana: Kam që në ’90-ën dhe e njoh partinë dhe e di se si ka funksionuar. Unë kam qenë me institucionin pavarësisht se kush ka bërë Foltoren. Unë kam qenë me institucionin gjithmonë. Unë nuk jam bërë ndonjëherë milioner. Kam hyrë në politikë dhe kam dalë me dy djem që njërit nuk ia jepnin specializimin prej meje dhe vetëm me një shtëpi që ma dha enti i banesave. Këtu ka ministra që janë bërë milionerë.

Aldo Bumçi: Kujt i referohesh ti. Për çfarë e përmend këtë? Unë jam i vetmi këtu që kam qenë ministër.

(Ngrihet nga vendi Gazment Bardhi për të mbajtur Jemin Gjanën ndërsa Gent Strazimiri qetëson Aldo Bumçin. Pasi qetesohen, Gjana vijon fjalën)

Jemin Gjana: Unë e kam dëgjuar Foltoren që më ka linçuar proceset. Agronit ia numëruam votat. Ai 56 vota mori për kryesi dhe thotë pastaj pse s’e votuat. Pastaj i thotë Këlliçit që Basha të kishte frikë ty. Kush e bën këtë koment i bie që tallet me demokratët. Ai i ka mbledhur pakënaqësitë për interesat personale.

PERPLASJA PER LGSH

Albana Vokshi: Janë mbi 75% e firmave të delegatëve. Ftoj të gjitha zonjat e grupit të punës që keni ngritur ju, të certifikojnë firmat e LDGSH-së se kanë qenë pjesë e procesit zgjedhor të deritanishëm të LDGSH-së. Janë më shumë se 75% e delegatëve që kanë firmosur. Thoni pse i fusni në kasafortë: po nëse ju vidhni “Facebook”-un dhe simbolet e LDGSH-së, si mund t’ju besojmë firmat.

Flisni për struktura paralele, por ju keni krijuar struktura jashtë partisë, grup që linçojnë këdo që mendon ndryshe nga ju e është kritik juaji. Struktura paralele po krijoni ju: keni ngritur një grup për LDGSH-në ndërkohë që po fyeni mundin e 10 mijë grave që kanë marrë pjesë në procesin e vitit që shkoi.

Ju po krijoni struktura paralele me vendime antistatuore, antidemokratike. Ju ka rënë popullariteti. Përballuni me Berishën në Kuvend e nëse fitoni, ju na keni pas. Demokracia është votë. E nuk është uzurpim i hapësirave që nuk ju takojnë. Vendimet në 11 dhjetor i merr anëtarësia, jo ju.

Kryesia e PD-PErkrahesit e BErishes

 Orjola Pampuri: Është e vërtetë që disa nga ne mund të jenë pa kartë anëtarësie, por prindërit e mi kanë votuar për ty Flamur, për Albanën, për Gentin. Ti Albana ke vendosur gra që të më linçonin mua.

Albana Vokshi: Ato nuk i kam vendosur unë, po ata janë baza.

Orjola Pampuri: Po kujt i tregon ti bazën. Ato janë gra që i ke vendosur ti që dalin në foto me ty…

LEXO KËTU DEBATIN E PLOTË

*Ky artikull është ekskluzivisht për “Panorama.al’. Riprodhimi i tij nga media të tjera në mënyrë të pjesshme ose të plotë pa lejen e kompanisë dhe pavendosur hiperlinkun e artikullit origjinal do të ndiqet në rrugë ligjore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura