Ish-prokurori Bedri Spahiu: Mehmet Shehu ishte kriminel. S’e vriste veten sepse…

Jan 16, 2018 | 13:02
SHPËRNDAJE

Shumë pyetje kane mbetur pa pergjigje lidhur me vetëvrasjen e Mehmet Shehut, ish-kryeministrit më jetëgjatë në Shqipëri, numri 2 i diktaturës komuniste.

mehmeti

Por, ne librin e tij, “100 vrasjet më të bujshme në historinë e shtetit shqiptar”, gazetari Roland Qafoku përpiqet të vizatojë skenën e krimit dhe përmes një sërë argumentesh të hedhë poshtë variantin zyrtar të vetëvrasjes se Mehmet Shehut.

Mes deshmish dhe emrash qe numeron lidhur me kete ngjarje te bujshme, ai shkruan:

Duket sikur mes personazheve të diktaturës, i vë vulën ish-prokurori i përgjithshëm, Bedri Spahiu, në faljen e madhe që ai bëri pas daljes nga burgu.

“Mehmet Shehu ishte një kriminel nga natyra, por të paktën ishte një njeri me taban. Mehmeti ishte një njeri me karakter të fortë dhe, sipas pas meje, nuk mund të vriste kurrë veten, por atë e kanë vrarë”.

Por ata që mbështesin versionin e vrasjes janë edhe studiues të njohur dhe persona që janë njohur me ngjarjen.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura