Detaje të reja dalin nga hetimi i Prokurorisë së Posaçme Anti-Korrupsion për koncesionin e sterilizimit që çoi në pranga ish-zv.ministrin e Shëndetësisë, Klodjan Rrjepaj dhe fituesin e koncesionit, biznesmenin Ilir Rrapaj.
Sipas gazetares Klodiana Lala, ish-zyrtari i lartë dhe biznesmeni kanë qenë shokë shkolë, por këtë njohje mes tyre nuk e kanë deklaruar.
Gjithashtu sipas gazetares dy të arrestuarit kryenin udhëtime së bashku dhe se biznesmeni kishte miqësi edhe me ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqja.
“Rrjepaj dhe Rrapaj nuk kanë deklaruar se nuk kanë pasur njohje të mëparshme me njëri-tjetrin apo konflikt të mëparshëm. Ata kanë qenë shokë shkolle dhe kryenin udhëtime bashkë.
Rreth dy vite më parë Neës24 zbuloi se mjekëve u ishin dhënë urdhër të mos kishte operacione pasi ishte tejkaluar buxheti. Ndërkohë skandali ishte më i madh. Ata deklaruan në vitin 2016 se ishte e rëndësishme dhënia e këtij koncesioni, ndërkohë problematika nisi më vonë.
Sakaq, u vu në dispozicion një qendër e re sterilizimi, por nuk u vu në punë. U ngrit e kredi nga titullarët e institucionit. Iu vu në dispozicion Ilir Rrapajt i cili ishte mik me Rrjepajn dhe ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqja”, u shpreh gazetarja Lala.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al