Ishin duke shkuar në minierë për praktikë/ Aksidentohet furgoni me nxënës në Bulqizë, ja çfarë raportohet

Apr 6, 2023 | 15:52
SHPËRNDAJE

Një furgon që transportonte nxënës është aksidentuar në Bulqizë.

makina-bulqize

Foto nga vendngjarja

Sipas burimeve, drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka dalë nga rruga.

Bëhet e ditur se si pasojë e aksidentit janë plagosur 5 nxënës dhe shoferi i furgonit, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Mësohet gjithashtu se furgoni gjatë momentit të aksidentit ishte duke dërguar nxënësit në një minierë në Bulqizë, për të kryerë praktikë.

Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 15:20, në aksin rrugor rural që lidh qytetin e Bulqizës me zonën e antenave, shtetasi Xh. S., duke drejtuar automjetin (furgon), ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë, kanë mbetur të dëmtuar, jashtë rrezikut për jetën, drejtuesi i automjetit, shtetasi Xh. S., si dhe shtetasit E. P., A. C., Xh. P., E. D. dhe B. V. (pasagjerë në këtë furgon).

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura