“Ishte në vitin e fundit në Fakultet”- Bashkëshorti i Majlinda Bregut rrëfen si u njoh me ish-deputeten: Shkak ishte…

Dec 20, 2019 | 20:48
SHPËRNDAJE

I martuar prej 22 vitesh me ish- deputeten demokrate Majlinda Bregun, dhe prindër të dy fëmijëve, Regjisori i njohur, Namik Ajazi ka folur për historinë e dashurisë mes tij dhe bashkëshortes.

I ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ai ka treguar se ka qenë realizimi i kronikës për kolerën, që u bë shkak i njohjes midis tyre.

rfesrf

Jemi njohur në TVSH, ishte një moment në ’94, kur u fol për një epidemi kolere. Unë vij nga Telenora për të xhiruar diçka, me një grup miks, pra do të përdornim të njëjtin operator dhe Majlinda asokohe bashkëpunonte me televizionin, ishte në vitin e fundit në Fakultetin e Shkencave Sociale, bashkëpunonte me televizionin si gazetare dhe spikere lajmesh e orës 20:00. Kështu që qëlluam që bëmë atë udhëtim bashkë për të bërë kronikën. Nuk ishte mbase kolera, por kjo u bë shkak i njohjes mbas së cilës ne filluam të takoheshim. Unë vendosa të bëj hapin e madh të fejoheshim dhe të krijonim familje”./tvklan.al

foto-105-660x375

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura