“Ishte një botë më vete’- Namik Dokle për Ismail Kadarenë: Njeri që të impresiononte me atë që shkruante

Jul 1, 2024 | 21:31
SHPËRNDAJE

Shkrimtari dhe politikani i njohur Namik Dokle, ka rrëfyer takimin e parë me Ismail Kadarenë, kolosin e letrave shqipe që u nda nga jeta sot në moshën 88-vjeçare.

namik dokle kadare

Në studion e emisionit  “Open” në News24, Dokle rrëfeu se takimin e parë e ka zhvilluar në ish-Uzinën e Autotraktorëve ku ai si gazetar kishte shkuar për të bërë një shkrim.

“Ismaili është njeri që të impresion së pari me ato që shkruan, është një Botë më vete. Të impresiononte edhe me takimet e tij. Në vitet e fundit ishte i interesuar për situatën në Kosovë. Në konferencën e Rambujesë kishte një rol krucial, që solli atë zgjidhjen që sot kemi këtë Kosovë që është”, tha tha ai teksa u shpreh se rinia e atëhershme e përthithi Ismailin menjëherë, në atë kohë ishte ajo fryma novatore.

“Ismaili ka qenë një nga elementët frymëzues të përparimit të Shqipërisë”, tha Dokle.

Alda Bardhyli, Drejtoreshë e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, tha se ikja e Kadaresë drejt qiejve është një lajm i trishtë.

“Ishte diçka e menjëhershme, e shpejtë. E mora vesh lajmin në orët e para të mëngjesit, u largova me nxitim drejt spitalit në QSUNT, por nuk arrita ta gjeja në jetë. Mendoj se iku i qetë, në paqe, pasi kishte kryer një detyrë kundrejt kombit shqiptar”, tha Bardhyli në emisionin ‘Open’.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura