Një atentat me armë zjarri tronditi mbrëmjen e kësaj të shtune Lezhën, ku u qëllua me breshëri automatiku ndaj një automjeti luksoz në lëvizje.
Ngjarja ndodhi rreth orës 20:30 në dalje të qytetit. Objekt i atentatit kanë qenë kushërinjtë Blerim dhe Klisman Preçi.
Panorama.al ka siguruar foton e Klisman Preçit i cili ishte pasagjer në automjet.
Pas të shtënave me breshëri kallashnikovi automjeti që lëviznin dy të rinjtë ka dalë nga rruga, por fatmirësisht këta të fundit kanë shpëtuar pa asnjë lëndim.
Ka qenë shoferi 28-vjeçar, Blerim Preçi, i cili në gjendje shoku ka telefonuar policinë dhe i ka njoftuar se mbi mjetin e tij është qëlluar me breshëri plumbash.