Ishte shpallur në kërkim nga Zvicra për pastrim parash, pranga 33-vjeçarit nga Kosova në pikën kufitare të Morinës

Jul 6, 2024 | 12:49
SHPËRNDAJE

Një 33-vjeçar nga Kosova është arrestuar në Morinë pasi ishte në kërkim ndërkombëtar, nga Zvicra, për pastrim parash.

pika kufitare morine policia

“Në këtë kuadër, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Kukës dhe si rezultat i intervistimit të detajuar dhe shkëmbimit të informacionit ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Zvicër, u kap në hyrje të Shqipërisë dhe u arrestua nga Sektori për Hetimin e Krimeve i DVP Kukës, me qëllim ekstradimin në Zvicër, shtetasi kosovar A. D., 33 vjeç”, njoftoi policia.

 

Njoftimi i policisë:

Morinë, Kukës

Policia Kufitare e Morinës ndaloi 1 shtetas kosovar të shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga Zvicra, për pastrim parash.

Shërbimet e Policisë Kufitare, krahas zbatimit të marrëveshjes për qarkullimin e lirë ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, kanë rritur vigjilencën për goditjen e paligjshmërive në kufi, si dhe për ndalimin e shtetasve që sinjalizohen si të shpallur në kërkim dhe tentojnë të hyjnë apo të dalin nga kjo pikë kufitare.

Në këtë kuadër, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Kukës dhe si rezultat i intervistimit të detajuar dhe shkëmbimit të informacionit ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Zvicër, u kap në hyrje të Shqipërisë dhe u arrestua nga Sektori për Hetimin e Krimeve i DVP Kukës, me qëllim ekstradimin në Zvicër, shtetasi kosovar A. D., 33 vjeç.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet zviceriane i kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për pastrim parash.

Vijojnë procedurat për ekstradimin e 33-vjeçarit, në Zvicër.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura