Platforma online booking.com akuzohet për evazion fiskal nga autoritet italiane. Sipas hetimit të filluar në vitin 2018 kompania ka lëshuar fatura pa TVSH në Itali.
Nëpërmjet kësaj metode, Booking dyshohet të ketë fituar 700 milionë euro prej rreth 900 mijë transaksionesh, për të cilat nuk ka pagur TVSH me vlerë 153 milion euro.
Kompania nuk ka përfaqësim tatimor dhe për këtë arsye pretendohet se nuk janë deklaruar të ardhurat pranë autoriteteve tatimore italiane.
Sipas burimeve në policinë financiare taksat u shmangën plotësisht jo vetëm në Itali por edhe në Holandë.
Kompania me seli në Holandë tha: “Ne konfirmojmë se kemi marrë raportin e vlerësimit të kohëve të fundit nga autoritet italiane, i cili po shqyrtohet nga Agjencia e të Ardhurave, të cilën ne synojmë ta hetojmë deri në fund“.
Kjo mund të jetë një nga çështjet e para të hetimit për evazion fiskal të Prokurorisë Publike Evropiane (EPPO), që sapo është themeluar.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al