Mori pesë ditë leje për të bërë betimin si eurodeputet në Strasburg, çfarë raportojnë mediat greke për Fredin Belerin?

Jul 14, 2024 | 16:34
SHPËRNDAJE

Ditën e sotme Drejtoria e Burgjeve të Shqipërisë ka miratuar lejen 5-ditore për Fredi Belerin, prej datës 15-20 korrik, në mënyrë që ai të kryejë betimin e tij si ligjvënës evropian në Strasburg.

fredi beleri

Media greke Kathimerini, në një artikull ka shkruar se ky vendim i marrë për t’i siguruar lejen e nevojshme Belerit ka shkaktuar kënaqësi në Athinë, teksa qarqet qeveritare e kanë karakterizuar këtë hap si një zhvillim pozitiv.

Gazeta greke cilëson se leja për Belerin u sigurua falë presioneve të shumëanshme, ndaj nuk kishte si të vijonte ndryshe.

Kathimerini cilëson se Kryeministri Edi Rama nuk mund të zmbrapsej nga një vendim i tillë, pasi dhe Ilara Salic, e burgosur në Hungari iu lejua frekuentimi i eventit për betimin si eurodeputete. Sipas medias fqinje, nëse kreu ynë i shtetit do të mohonte lejen për Belerin, ai do të gjendej përballë kritikave të shumta të Parlamentit Evropian.

Përsa i përket zgjedhjeve të pjesshme që do të zhvillohen më 4 gusht në Himarë, për kryetarin e Bashkisë, Kathimerini shprehet se “hija e Belerit do të qëndrojë mbi kutinë e zgjedhjeve”.

Teksa përballë ndodhen Petro Gjikuria për PD-në dhe Vangjel Tavo për PS-në, gazeta greke shkruan se përfaqësuesi i opozitës është cilësuar si “anti-Beleri”.

Kujtojmë se në fakt OMONOIA, e cila ka mbështetur jashtë mase Fredi Belerin, ka dhënë gjithashtu miratimin e saj dhe për Petro Gjikuria, teksa përmes një postimi të unionit përfaqësues të minoritet grek, shkruan se ndodhet në krah të kandidatit.

OMONOIA ka shkruar gjithashtu se jehona e gjyqit simulues të ish-kryebashkiakut të Himarës, Fredi Beleri, do të përfundojë me zgjedhjen e kryetarit të ri, duke i uruar kështu suksese dhe Gjikurias.

“Minoriteti zgjodhi si kandidat, një person që nuk do të ketë “karakteristika Beleri” dhe nuk do të jetë “flamur i kuq” për Ramën. Megjithatë, raportet e shtypit shqiptar tashmë po përpiqen ta identifikojnë Ghikurian me “shpirtin Beleri” dhe të parandalojnë fluksin e votuesve shqiptarë të Khimarrës në fletën e tij të votimit duke e portretizuar atë si një lobist antishqiptar në SHBA.”, e përmbyll artikullin Kathimerini

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura