Ja kush ishte politikani më i dashur dhe më i urryer i 2015-s!

Dec 25, 2015 | 17:16
SHPËRNDAJE

2015 po mbaron dhe shumë ngjarje të rëndësishme kanë ndodhur në politikën Shqiptare. Ka politikanë të cilët kanë qenë më protagonistë se të tjerë gjatë këtij viti falë pozicionit të tyre apo detyrës ose falë ngjarjeve apo situatave në të cilat janë përfshirë. Me ardhjen e fundvitit, portali 1FAKT.com realizoi sondazhin mbi politikanin/politikanen më të dashur dhe më të urryer të vitit 2015.

politika

Në garën për politikanin/politikanen më të dashur dhe më të urryer të 2015 morën pjesë politikanët më protagonistë të 2015 të cilët me veprimet, aksionet apo ngjarjet që i kanë ndodhur kanë lënë gjurmën në politikën shqiptare të vitit që po lëmë pas.

Nga rezultatet e sondazhit vihet re se partitë kryesore ruajnë të njejtin klasifikim popullariteti ku në vend të parë për politikanin më të dashur gjendet një anëtar i Partisë Socialiste, në vend të dytë një anëtare e Partisë Demokratike dhe në vend të tretë një përfaqësues i LSI.

Kjo vihet re sërish nga numri i madh i votave KUNDRA që kanë marrë të gjithë politikanët, i cili tejkalon në çdo rast numrin e votave PRO të marra prej tyre.

Rezultati i sondazhit është si më poshtë:

Politikani më i dashur i vitit 2015 është Ben Blushi me 5100 vota PRO.

Ai ndiqet më pas nga Grida Duma, e cila renditet si politikania e dytë më e dashur nga publiku me 4700 vota.

Politikani më i urryer i vitit 2015 është Koço Kokëdhima me 9600 vota KUNDRA.

Ai ndiqet nga politikani Tom Doshi, i cili renditet si politikani i dytë më i urryer nga publiku me 9200 vota KUNDRA.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura