Një senatore meksikane u shfaq topless gjatë një konference online të qeverisë.
Incidenti i regjistruar në kamera është duke qarkulluar me shpejtësi online, shkruan The Sun.
Senatorja e kishte harruar kameran ndezur dhe u pa në një moment e zhveshur.
Senatorja 66-vjeçare Martha Lucia Micher filloi të ndërrohej gjatë një bisede online më 29 maj me anëtarët e partisë politike të Lëvizjes Rigjeneruese Kombëtare, Bankën e Meksikës dhe gazetarët.
Për incidentin senatorja Micher i ka kërkuar falje kolegëve dhe qytetarëve.
Senatorja mbajti një qëndrim të ashpër kundër ngacmeve që erdhën pas ekspozimit të trupit të saj duke thënë se ajo është krenare për trupin që ka dhe nuk pranon të bëhet objekt komentesh.
“Unë jam një grua e moshës 66 vjeçare që kam ushqyer me gji katër fëmijë, tre prej të cilëve sot janë burra profesionistë dhe të përgjegjshëm dhe ndjehem krenar për trupin tim”.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al