Jasmin Raboshta përfundon në Turqi. Sulmuesi shkodran që gjatë sezonit të kaluar luajti me Bylisin, do të provojë një eksperiencë të re jashtë Shqipërisë. 27-vjeçari ka firmosur dy ditë më parë me skuadrën turke 1960 Silopispor që militon në Kategorinë e 5-të turke.
Lajmi është zyrtarizuar në faqen zyrtare të klubit turk në “Facebook”, ku është shoqëruar edhe me fotot e nënshkrimit të kontratës nga lojtari.
“Jam i lumtur që u bëra pjesë e këtij klubi në Turqi. Do të jap më të mirën time për këtë skuadër që të arrijë synimet që ka. Besoj se do ta ndihmoj ekipin duke shënuar sa më shumë”, deklaroi Raboshta për faqen zyrtare të klubit turk. Pas një eksperience të gjatë në Shqipëri me disa klube, tashmë Raboshta do të provojë të luajë jashtë vendit duke zgjedhur Turqinë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al