Jason Derulo dhe e dashura e tij do të bëhen prindër për herë të parë! Ja ç’plane ka tani këngëtari për karrierën

Mar 29, 2021 | 21:50
SHPËRNDAJE

Jason Derulo do të bëhet baba!

jason derulo (1)

Të dielën, e dashura e këngëtarit 31-vjeçar, Jena Frumes, njoftoi se ata janë në pritje të fëmijës së tyre të parë së bashku, sipas “People”.

jason derulo (3)

Nuk mund të isha më i ngazëllyer për këtë kapitull të ri në jetën tonë Jena Frumes,”- shkroi Derulo në Instagram, krahas një videoje nëpërmjet së cilës ndanë lajmin emocionues.

jason derulo (4)

“Mami dhe babi”, modelja mbishkroi një imazh, në të cilin Derulo shihej duke përkëdhelur barkun e saj të rrumbullakosur.

Gushtin e kaluar, Derulo i tha “People” se ai u njoh me 26-vjeçaren Frumes në palestër pak para pandemisë së koronavirusit dhe të dy filluan të takoheshin pak më vonë. Ata shpesh filmojnë video së bashku në TikTok.

jason derulo (5)

Duke folur për mënyrën se si pandemia ndryshoi rutinën e tij të përditshme në shtëpi, Derulo gjithashtu tha: “Këto muajt e fundit kanë ndryshuar mënyrën se si unë mendoj për karrierën time. Nuk mendoj se mund të qëndroj më larg nga shtëpia kaq gjatë.

jason derulo (6)

Kjo do të ndryshojë shumë njerëz, apo jo?. Pasi të ketë mbaruar e gjithë kjo, si mund të kthehesh në botë dhe të vazhdosh sikur asgjë nuk ka ndodhur? Unë nuk mendoj se mund t’i kthehem të njëjtës mënyrë jetese ku jam në aeroplan çdo ditë. Gjërat patjetër do të duhet të ndryshojnë“.

jason derulo (2)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura