“Jemi kundër padrejtësisë!”- Protesta kombëtare e opozitës, Gjekmarkaj: Arsyet për t’u ngritur janë të shumta! Që zgjedhjet të mos bien një duart e krimit, duhet qeveria teknike

Jul 11, 2024 | 19:29
SHPËRNDAJE

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, ka folur për News24 pak minuta para nisjes së protestës kombëtare të opozitës para kryeministrisë.

Demokrati u shpreh se grupe të mëdha qytetarësh janë nisur nga rrethet për të marrë pjesë në protestën në Tiranë.

Më tej, Gjekmarkaj theksoi se “jemi të bindur si opozitë që është e pamundur të shkohet drejt zgjedhjeve me Edi Ramën si kryeministër, dhe e vetmja mënyrë që të stabilizohet një marrëdhënie që zgjedhjet të mos bien në duart e krimit, është qeveria teknike”.

I pyetur nëse protesta e sotme lidhet me lirimin e kreut të PD, Sali Berisha, nga arresti shtëpiak, Gjekmarkaj theksoi se protesta shkon përtej kësaj dhe se opozita po proteston për padrejtësitë nga qeveria dhe institucionet e tjera.

“Një shoqëri e lirë jep gjykimin, dhe jo domosdoshmërish gjykimi është protestë kundër drejtësisë si koncept. Ne nuk jemi kundër drejtësisë, por kundër padrejtësisë sot në bulevard”, tha ai.

Gjekmarkaj: Nga të gjitha lajmet qe po na vijnë nga rrethet, ka një vërshim masiv të qytetarëve, ç’ka do ta bëjë këtë një protestë të standardeve të larta historike të pjesëmarrjes dhe domethënies që do t’i përcjellë shqiptarëve, qeverisë dhe kryeministrit, i cili sa herë ka protesta nuk është këtu, por ikën.

Arsyet për të protestuar janë të shumta, vendi keqqeverisjet, vendi numëron skandalet, standardi i vetëm është korrupsioni, ka një shëndetësi të degraduar, ka një krimit të organizuar që kontrollon proceset politike dhe ekonomike ne vend.

Ne jemi të bindur si opozitë që është e pamundur të shkohet drejt zgjedhjeve me Edi Ramën si kryeministër, dhe e vetmja mënyrë që të stabilizohet një marrëdhënie që zgjedhjet të mos bien një duart e krimit, është qeveria teknike.

Kjo është një protestë kundër çdo padrejtësie që ndodh në vend. Padrejtësive që bën qeveria, që vinë nga institucionet të tjera. Kur themi Sali Berisha, nuk kemi thjeshtë atë si individ, por përtej.

Duke qenë kryetar të opozitës, dihet që është ndaluar në thyerje të nenit 73 të Kushtetutës. Kur bie Kushtetuta, është një qëllim politik nga pas. Çdo kush duhet të hetohet, edhe protesta nuk është tabu. Një shoqëri e lirë jep gjykimin, dhe jo domosdoshmërish gjykimi është protestë kundër drejtësisë si koncept. Ne nuk jemi kundër drejtësisë, por kundër padrejtësisë sot në bulevard.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura