Gledis Trashaj, djali i 63-vjeçarit Pal Trashaj i cili u vetëvra duke pirë fostoksinë para SPAK, në një prononcim për mediat ditën e sotme është shprehur se i ati kishte shkuar në SPAK për të kërkuar drejtësi pasi i ishte marrë pasuria nga përmbaruesit që punojnë për kompanitë e mikrokredive.
Trashaj u shpreh se janë të shkuar për ngjarjen tragjike, ndërsa ka treguar dhe bisedën e fundit që i ati ka bërë para se të ndërmerrte aktin.
“Ka folur e mamin, i ka thënë kam bërë një gjë, kam marrë fostoksinë”, u shpreh ai.
Ndër të tjera ai theksoi se do të vazhdojë të ndjek çështjen këtu në Shqipëri, në vendin ku jeton, madje edhe deri në Strasburg.
Ai tregoi se disa vite më parë një shoqëri përmbaruese i kishte bllokuar dhe minimunim jetik.
Gledis Trashaj: Tek ajo banesë jetojmë, nuk është e sekuestruar e kam parë në hipotekë. Ai po kërkonte drejtësi. Hera e parë që kemi folur, kemi fol kur ishte atje ku unë jetoj. Nuk ka folur me njëri, ka folur e mamin, i ka thënë kam bërë një gjë, kam marrë fostoksinë. Do marrim një avokat do e ndjekim çështjen.
Të humbësh prindërit, është nuk e di, jemi të shokuar. Në 2014, shoqëria në fjalë më ka bllokuar mua minimumin jetik, e gjithë paga bllokohej, të gjithë familjes. Nuk merrja rrogën. Jetoja me një rrogë të dytë. Është fol këto ditë jo për probleme të rënda psikologjike, por në atë moment që ka marrë këtë akt ka qenë gjendja e rëndë emocionale.
Dhe unë jam shumë pak i informuar, mori një të dhënë, doli jashtë dhe piu helm. Si ndodhi? Tek SPAK ka vajtur me vendime gjykate. Më duket në prill ka marrë një letër nga SPAK dhe i kanë thënë që nuk qëndron.
Me këto mikrokredi dhe shoqëri përmbarimore po i shkatërrojnë, dhe të venë sekuestro të plotë mbi makinën, pronën, pagën. Do vazhdoj gjatë me këtë histori dhe procedurën ligjore, këtu në vend, në vendin ku jetoj e deri në Strasburg.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al