“Jeta e tij është e rrezikuar”- Izet Haxhia do transferohet nga burgu i Reçit në atë të Rrogozhinës! Ja çfarë thotë avokati

Jul 12, 2024 | 20:35
SHPËRNDAJE

Ish-truproja i Sali Berishës, Izet Haxhia, në pritje të gjykimit të radhës në Gjykatën Kushtetuese,  është njoftuar se nesër do të transferohet nga burgu i Reçit në atë të Rrogozhinës.

-800-450-izet-haxhia

Sipas avokatit të Izet Haxhisë në këtë burg jeta e tij është e rrezikuar.

Sipas avokatit, Izet Haxhia para se të transferohej në Burgun e Reçit, ka evidentuar me prova se jeta e tij ishte e rrezikuar në Rrogozhinë, Peqin, Burrel dhe se më pas autoritetet e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve e çuan në Burgun e Reçit.

Izet Haxhia akuzohet se në maj të vitit 1998, ka vrarë me armë zjarri ish deputetin demokrat, Azem Hajdari. Vendimi për dënimin e tij me 21 vite burg u mor nga gjykata e Shkallës së Parë të Tiranës në shkurt të vitit 2022 por ish truproja e Berishës e ankimoi në gjykatën e Apelit ku më pas në tetor u la në fuqi i njëjti vendim, i cili u konfirmua dhe nga Gjykata e Lartë.

Ai u dënua për veprën penale “vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim.

Izet Haxhia nuk e ka pranuar asnjëherë akuzën për vrasjen e deputetit të PD-së, Azem Hajdari. Ai u arrestua në Turqi , ku ishte arratisur nga drejtësia shqiptare dhe kërkohej nga gjykatat shqiptare të rigjykohej, pasi vendimi për të ishte dhënë në mungesë. Më 8 Maj 2018 Izet Haxhia erdhi në Shqipëri me pranga në duar për t’u vendosur në qelitë e paraburgimit 313. Nga ajo ditë ai nisi betejën ligjore për pafajësi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura