Pse Universiteti Metropolitan Tirana garanton studimin dhe eksperiencën
Nga Erjon Sula, Pedagog
Punësimi është kthyer tashmë në një shqetësim global dhe është tema e ditës në të gjitha takimet e çdo niveli, në konferenca apo samite ndërkombëtare. Në dekadën e fundit është rritur në mënyrë eksponenciale emigrimi nga vendet e pazhvilluara drejt shteteve më të industrializuara, por në të njëjtën kohë edhe në këto shtete tashme ka një krizë sociale pikërisht të lidhur me punësimin, sidomos të të rinjve.
Ka edhe një dukuri tjetër alarmante; zonat rurale janë drejt braktisjes nga banorët e tyre të cilët kanë tendencën e migrimit drejt qyteteve. Nëse fokusojmë vështrimin tek Shqipëria, kësaj dukurie i shtohet edhe mungesa e theksuar e studimeve të mirëfillta mbi kapacitetet e tregut të punës, treg ky i cili sa vjen e vështirësohet, duke ulur ritmin e asaj që në gjuhën ekonomike quhet job turnover.
Gjithsesi, një e dhënë na vjen nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë e cila shkruan: “ Dy në tre të rinj shqiptarë janë të papunë. Rinia, si pjesa më e madhe e shoqërisë shqiptare vuan shkallën më të lartë të papunësisë nga të gjithë grupmoshat. Tejet e rëndë është gjendja e punësimit dhe e mundësive të të rinjve në zonat rurale”.
Profilet e kërkuara të punësimit janë shumë specifike, teknologjia bëhet gjithmonë më dominante dhe krijon përshtypjen që ditë pas dite vihet në shërbim të njeriut, por edhe zëvëndëson punën e tij. Edhe nëse kjo është, siç do shohim më pas, relativisht e vërtetë.
Dilema për një të ri është që kur ai mbaron ciklin e tij të studimeve dhe i duhet të integrohet në tregun e punës, nga ky treg i kërkohet eksperiencë e mëparshme pune. Rrjetet sociale i përdorin dhe si element argëtimi kur thonë “Kërkohet për punësim një 26 vjeçar me 30 vjet eksperiencë pune” ose “Kërkohet një i ri që ka mbaruar juridikun që të punojë si përkthyes”.
Shumë të rinj i humbin shpresat dhe pas shumë tentativash për tu punësuar, detyrohen të pranojnë punësim jashtë profilit të tyre dhe janë të pakta ato kompani që kanë mundësinë të investojnë në formimin praktiko-profesional të një studenti të sapo dalë nga bankat e shkollës. Për më tej, ka edhe një fenomen që hasim shumë shpesh në Shqipëri dhe që është shfrytëzimi në punë, gjë që sjell mos pasjen e kohës për të investuar më tej tek vetvetja, mungesa e rritjes profesionale, aftësia për të menaxhuar stresin, dinamizmi i tregut tonë, problemet karakteriale, aftësia për të punuar në grup, zbatimi i kodit dhe i detyrave të punës, produktiviteti i ulët, mungesa e trajnimit të vazhduar nga kompanitë etj.
Këto karakteristika përvetësohen gjithmonë e më mirë kur kompanitë konsolidohen në vite si dhe rritja e eksperiencës së punonjësve në punë, ndaj kjo është arsyeja kryesore pse kompanitë preferojnë të punësojnë personel me eksperiencë relativisht të gjatë pune.
Si rrjedhim, një pjesë e mirë e të rinjve, pranon si zgjidhje të fundit emigrimin. Atëherë si mund të veprohet në ketë drejtim? Si mundet tu krijohet mundësia të rinjve shqiptarë, të cilët në momentin e mbarimit të studimeve duhet të jenë gati për punë dhe njëkohesisht produktivë për profilin e tyre dhe jo vetëm?
Personalisht mundem të sjell këtu eksperiencën time si pedagog në një prej universiteteve shqiptare që më mirë se kushdo e ndjen vetë nevojën e profilizimit, duke qënë në vetvete është një universitet i profilizuar në Inxhinieri dhe në Ekonomi.
SH.P.A.L Universiteti Metropolitan Tirana dhe bashkë me të edhe ne që edukojmë të rinjtë shqiptarë, e ka të qartë që sot universiteti apo shkolla e lartë, janë bërë në shumë raste kusht kryesor për punësimin edhe në ato profile pune të cilat dikur nuk ishte i nevojshëm. Kjo nuk do të thotë që kush ka kryer studimet e larta gjen menjëherë punë, qoftë ky edhe një student me rezultate të larta studimi.
Problemet mund të jenë nga më të shumtat, pikërisht ato për të cilat u ndala më lart. Nëse flasim për metodikën e përdorur në Universitetin Metropolitan Tirana, në të gjithë si staf përpiqemi ta integrojmë eksperiencën gjatë studimeve në arsimin e lartë. Krahas formimit teorik, gjë që është norma bazë për një universitet, edukojmë studentët tanë me kulturën e tregut e punës, madje duke filluar që në vitin e parë të studimeve.
Kështu, gjate vitit akademik zhvillojmë leksione të hapura pranë kompanive dhe ftojmë drejtuesit e tyre të bëjnë leksione edhe brënda universitetit, kryejmë eksperimentet dhe praktikat në laboratorët tanë të cilët janë të njëjtë me laboratorët në të cilët nesër studentet tanë do punojnë, kjo përsa i përket sidomos degëve të Inxhinierisë.
Më tej, bëjmë një punë konstante me studentët për t’i drejtuar ata drejt internshipeve. Gjatë “Metro Career” që është panairi ynë i punës, traditë e përvitshme e UMT, pothuaj të gjithë studentët tanë përfshihen në këto internshipe, disa prej tyre të ofruara nga kompanitë më të mëdha në vend.
Këtë vit akademik 2015-2016 u inagurua edhe “Metropolitan Inkubator” i cili do të shërbejë për krijimin dhe zhvillimin e projekteve (që lindin pikërisht dhe nga studentët). Qëllimi ynë me Metropolitan Incubator është që studentë, profesionistë të fushës, pedagogë, investitorë, biznese dhe palë të tjera të interesuara, të bashkëveprojnë në një ambient të dedikuar për të zhvilluar ato ide apo projekte, nga të cilat në përfundim do të dalin nga ky inkubator sipërmarrje të mirëfillta, në formën e një startup-i.
Studenti punon gjatë gjithë kohës që vazhdon studimet, krah për krah me kolegët e tij dhe me profesionistë të asaj fushe, e gjithë kjo e mentoruar nga profesorët e Universitetit Metropolitan Tirana dhe me synimin që kjo punë të konkretizohet dhe t’i bëjë ata të aftë të përballojnë më pas dinamizmat e tregut shqiptar.
Tu rrisë eksperiencën në punë, gjë që siç pamë më lart ishte një kusht i domosdoshëm dhe i kërkuar nga punëdhënësit. Nga disa hulumtime që kam kryer, për të kërkuar punonjësin më të preferuar, “Modeli T” është ai i cili sipas meje përshtatet më së miri me tregun aktual të punësimit, model ky që siç do shpjegoj më poshtë është i bazuar në gjerësi dhe thellësi.
Forma T është një metaforë e përdorur në rekrutime për të përshkruar aftësinë e njerëzve në fuqinë e tyre punëtore. Vija vertikale e gërmës T përfaqëson thellësinë e njohurive dhe përvojës në lidhje me një fushë të vetme, ndërsa vija horizontale është aftësia për të bashkëpunuar në të gjitha disiplinat me ekspertë nga fusha të tjera dhe për të aplikuar njohuritë e tyre në fusha të ndryshme të ekspertizës.
Ata punonjës që përshtaten më shpejt janë punonjësit e preferuar të kompanive. Ndaj, nëse një student gjatë viteve të studimit aktivizohet në projekte të ndryshme universitare, përveç diplomës dhe eksperiencës, do të ketë dinamizmin për tu përshtatur më shpejt me punën e re dhe integrimin me eficiencë në këtë treg.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al