Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka bërë pjesë të administratës së tij Sam Brinton, anëtar i komunitetit LGBT. Brinton do të mbajë postin e kreut të departamentit të energjisë dhe karburantit e mbetjeve.
Brinton shkruan në rrjetet sociale se beson se do të jetë personi i parë me gjini të pacaktuar në udhëheqjen e Qeverisë Federale.
“Në këtë rol unë do të bëj atë që kam ëndërruar gjithmonë, duke marrë pjesë në përpjekjet për të adresuar sfidat e vendit të mbetjeve bërthamore. Do të bëj gjithçka që mundem për të sjellë ide inovativ në këtë post qeveritar. Po, e di që nuk do të jetë e lehtë. Po, e kuptoj se kjo është një sfidë e madhe. Po, jam gati ta marr. Nuk mund ta kuptoni sa i emocionuar jam. Nervoz, por edhe kaq shumë i emocionuar”, shkruan Brinton.
Biden publikoi një listë të gjatë të premtimeve të LGBT+ gjatë fushatës presidenciale dhe tha se donte të nënshkruante Aktin e Barazisë, i cili në mënyrë eksplicite do të nxirrte jashtë ligjit diskriminimin ndaj personave LGBT+ – gjatë 100 ditëve të tij të para në detyrë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al