Jonida Shehu fotografohet me bashkëshortin, emër i njohur i televizionit

Jun 12, 2017 | 9:56
SHPËRNDAJE

Jonida Shehu, është tashmë mama e një vajze, Kristalit, megjithatë me partnerin nuk ka dashur të shfaqet kurrë publikisht, ose e ka bërë pa u kuptuar.

Megjithatë, dje, Blitz.al publikoi disa foto nga prapaskena e koncertit të përurimit të sheshit Skëndërbej, ku, sipas Blitz.al Jonida është në shoqërinë e partnerit të saj dhe babait të vajzës. Albi Çifligu, emri i tij, është skenograf dhe puna më e fundit e tij, ishte skena e koncertit të mbrëmshëm, që sipas Blitz.al fillimisht ishte menduar ta prezantonte Jonida. Megjithatë, televizioni ku ajo punon mesa duket nuk ia ka lejuar këtë angazhim dhe Jonida atë mbrëmje zgjodhi ta shoqëronte, si rrallë herë, në prapaskenë.

Megjithatë nuk është hera e parë që ajo shfaqet apo flet për të, por asnjëherë duke zbuluar marrëdhënien e fortë që i bashkon dhe duke shprehur drejtpërdrejt dashurinë. Një nga skenografitë e Albit është skenografia e Festivalit të RTSH së dhjetorit dhe në ato ditë, Jonida i ka shprehur në faqet e saj urimet Albi Çifligut, i cili ka realizuar edhe skenografinë e koncertit të Olen Cezarit në Tiranë.

Një profesionist i suksesshëm, por gjithsesi si të gjithë personat e këtij sektori, nxjerr para publikut veprën e vet dhe jo veten.

Ndërkaq duke kontrolluar nëpër fotot e Jonidës mund ta gjesh atë shumë rrallë dhe sërish pa asnjë tregues që është partneri. Edhe pse tani e kuptuam…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura