Prezantuesja Jonida Shehu shfaqej cdo ditë në emisionin e pasdites në Top Channel, derisa vendosi të largohej pa dhënë sqarime.
Largimi i saj mori vëmendje të madhe nga mediat, gjë për të cilën ka folur në një intervistë për emisionin ‘Mos i fol shoferit’ nga Rudina Dembacaj. Gjatë bisedës, ajo rrëfeu se po merret me disa projekte të reja.
Pjesë nga biseda
Dembacaj: Me cfarë po merret tani Jonida Shehu?
Shehu: Me shumë gjëra njëkohësisht. Përvec se me impenjimet e shtëpisë si mama, edhe me gjëra të vogla që mund të quhen dhe nuk mund të quhen projekte. Nuk janë projekte publike, por pak a shumë në fushën time. Nëse i përmbledh të gjitha, po mundohem ta gjej veten me punë. Po e deshe një gjë të tillë, gjithmonë do ketë gjëra për të bërë.
Dembacaj: Si e përjetove largimin nga Top Channel?
Shehu: Në cdo ngjarje, në cdo rast, në cdo situatë nuk ka gjithmonë një njeri përgjegjës. Unë mendoj që faji është 50 me 50. Le ti mbetemi kësaj deri në fund. Pastaj është historia tjetër që një medalje ka dy anë, secili ka versionin e vet. Unë e kam parë situatën me sytë e mi, TCH e ka parë me sytë e tij. Mund të jem dukem profesionale, sjellja ime është lexuar si joprofesionale. Unë kam parë gjëra që nuk shkonin dhe për mua nuk ishin të drejta. Nëse i hymë pjesës profesionale mund të ishin të nxituara. Kjo më bëri të mos shkoj në punë dhe unë nuk mund të shkoj asnjëherë, në asnjë lloj pune me ndjesi jo të mirë. Aq më tepër kur është impenjative si televizioni dhe kur e bën përditë./Oranews
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al