KELMENT BAÇI
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, deklaroi dje se vendosja e fashës prej 800 kWh për energjinë elektrike mund të ishte shmangur nëse qeveria nuk do kishte lejuar që disa kompani të shpenzojnë 60 për qind të garancive shtetërore.
Teksa renditi disa nga problematikat që kanë ndikuar në buxhetin e shtetit, duke nisur nga koncesionet dhe PPP Tabaku shprehet në Komisionin e Ekonomisë se sektori energjetik është risku më i madh fiskal që cenon buxhetin e shtetit.
“Sa i përket sektorit energjetik, totali i detyrimeve të kompanive besoj që është shumë më i rëndësishëm për t’u marrë parasysh, sepse është një nga risqet më të mëdha fiskale të këtij buxheti, por njëkohësisht që po transferohet tashmë edhe me krizën e energjisë që po ndodh këtë vit.
Ndërkohë që flasim, ERE ka njoftuar që do të hyjë në fuqi nga 1 nëntori rritja e fashës mbi 800 këh për familjet shqiptare në masën e 44 Lek/kWh. Në qoftë se këto kompani, të cilat sot shpenzojnë 60 për qind të garancive shtetërore, por njëkohësisht kanë një borxh të ndërmarrjeve të ndërsjellë në masën e 144 miliardë Lek, do të ishim në një situatë financiare tjetër, nuk do të ishte fare e nevojshme që të rritej çmimi i energjisë.
Nuk do të ishte fare e nevojshme që sot megjithëse kemi vendosur për Eurobondin për t’u përdorur kemi vendosur njëkohësisht dhe fonde në dispozicion për sektorin e energjisë, prapë sot sektori i energjisë është risku më i madh fiskal që cenon buxhetin e shtetit pas kontratave koncesionare”, shprehet Tabaku.
Duke renditur disa nga gjetjet e KLSH-së për buxhetin e vitit 2022 dhe shkeljet në zbatimin e tij, Tabaku u shpreh rindërtimi, arbitrazhi dhe PPP janë shqetësim i buxhetin e shtetit.
“Sa i përket zbatimit të buxhetit, është e vërtetë që deficiti buxhetor ka pasur një vlerë prej pothuajse 4.5% të PBB, por nga ana tjetër, ai ka arritur nivelin e 61.5% në muajin dhjetor. Sepse 44% e gjithë shpenzimeve kapitale me financim të brendshëm janë realizuar në muajin dhjetor. A mundet një shtet, një qeveri e tërë të punoj vetëm një muaj? Të mbledhë të ardhura vetëm një muaj dhe të bëjë shpenzime vetëm një muaj?
Borxhi real nuk është 73% sa thotë Ministria e Financave, por duke pasur parasysh edhe detyrimet e prapambetura, borxhi real sot shkon në mbi 90% të PBBsë. Në raportin e vitit të shkuar vlera e arbitrazhit është 388 milionë euro. Si janë materializuar dhe ndarë në çështje 388 milionë euro. Ndërsa në raportin e këtij viti janë 170 milionë euro.
Në raportin e kaluar ishin por këtë vit nuk shfaqen në buxhetin faktin. Në lidhje me rindërtimin.
Pra janë planifikuar 67 miliardë Lek dhe janë harxhuar 97 miliardë Lek, pra qeveria ka shpenzuar pa i pasur në buxhet. Kam lexuar edhe gjetjen e raportit special që ju keni bërë për rindërtimin, një raport i veçantë për shkeljen e rindërtimit. Që në fakt, do të thotë që qeveria nuk i ka pasur fondet në dispozicion. Janë përdorur fonde që nuk janë përdorur në buxhetin e shtetit”, tha Tabaku.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al