Juventusi pranon 20 milionë euro nga Roma, Kieza merr kohë

Jul 8, 2024 | 16:51
SHPËRNDAJE

E ardhmja e Federiko Kiezës është larg Juven tusit, pavarësisht tentativës së fundit të drejtorit Kristiano Xhuntoli, për të rinovuar kontratën të paktën edhe për një vit, me një rritje page minimale, nga 5 në 6 milionë euro neto në sezon.

kieza1

Por takimi mes njeriut të merkatos bardhezi dhe menaxherit Fali Ramadani ka dështuar, duke qenë se vetë Kieza ka kaluar në kundërsulm, duke kërkuar yjet, 10 milionë euro dhe kaq ka mjaftuar që “Zonjë e Vjetër” të ndërmarrë menjëherë hapin e radhës. Bardhezinjtë kanë vendosur që ta mbyllin sa më shpejt aventurën në Torino të sulmuesit 26-vjeçar, duke pranuar ofertën e parë dhe të vetme zyrtare që kishin marrë në këtë periudhë, 20 milionë eurot e ofruara nga Roma.

Klubi kryeqytetas, i cili këmbëngul prej 1 viti e gjysmë për shërbimet e numrit 7 të Juventusit duket fare pranë, duke qenë se pas pranimit të ofertës nga ana e klubit torinez, tani ka të gjithë lirshmërinë për të biseduar dhe tentuar të arrijë te Kieza, ndonëse ky i fundit ka vendosur që të marrë pak kohë për të vlerësuar ofertën kryeqytetase, por edhe të tjerat që ka marrë, apo edhe që pritet të vijë.

Sigurisht që në Romë një kartë e fortë për Kiezën është miku i tij që në kohët e Juventusit, Paulo Dibala, me këtë të fundit që ka vendosur që të vazhdojë aventurën e tij në “Olimpiko”, por në të njëjtën kohë në orët e fundit media italiane ka raportuar se Dibala ka nisur të lëvizë që ta ftojë personalisht Kiezën te Roma, e cila është gati që të ngjitet deri në 7 milionë euro në sezon, për shërbimet e sulmuesit. Tani fjala e fundit do i takojë vetë futbollistit dhe menaxherit të tij, ndërkohë që Juvja duket e kënaqur me 20 milionët që do të vinin nga “Ujkonja”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura