Analisti Fatos Lubonja në emisionin “Open” në News24, duke komentuar protestën e opozitës, tha se kjo protestë tregoi se ka ende njerëz që kanë një lloj shpirti opozitar. Lubonja tha se ai vetë nuk ka shumë besim dhe nuk është optimist se protestat mund të ndryshojnë diçka në Shqipëri.
Lubonja tha se protesta nuk është më instrument demokratik, sikundër ndodh në një vend demokratik.
“Në këtë vapë, me këtë lodhje, me këtë mërzitje, edhe sikur të dalin 50 vetë duhen falënderuar. Çështja e numrave nuk është më determinante. Numri tregon pushtet, ndonëse mendimi im është se edhe sikur të protestojnë 100 vetë, ka rëndësi”, tha Lubonja.
Analisti tha se fakti që protestuesit janë zhvendosur para Bashkisë së Tiranës janë shprehje e një zemërimi tjetër, ndoshta ka lidhje me ato skandalet që janë denoncuar.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al