“Ka komunikuar dhe me një person tjetër”- Gazetarja Lala lexon mesazhin e fundit të 27-vjeçares: Të lutem, duhet ta heqësh këtë foto sepse…

Feb 12, 2024 | 22:49
SHPËRNDAJE

Gazetarja Klodiana Lala, mbrëmjen e sotme, ka treguar mesazhet e fundit të 27-vjeçares në Kamëz që i dha fund jetës pasi publikimit të fotos së saj intime në TikTok.

klodiana lala (1)

Lala tha në studion e ‘Open’ se kishte komunikuar me një person tjetër në lidhje me foton, që më pas e ka orientuar duke i thënë se është publikuar nga Altin Çoku.

“Besoj që Prokuroria do të bëjë një rikualifikim të akuzës përveç asaj të vetëvrasjes ndaj Altin Çokut. Është arritur të këqyret aparati i të ndjerës në të gjitha komunikimet e ditëve të fundit.

Tek celulari i së ndjerës janë gjetur disa komunikime në Ëhatsapp, që rezulton të ketë komunikuar me një person dhe duke qenë se e ka orientuar tek një shok i tij se e ka publikuar foton, vajza i thotë të lutem duhet ta heqësh këtë foto se nuk mund të më shkatërrosh mua, nëse do mund të nxjerrësh foton e fëmijëve të tu dhe gruas tënde, sepse të nesërmen i thotë e ndjera do të shkojë në polici dhe do të denoncoj.

Ky mesazh i shokut duket se e ka tradhtuar Altin Çokun. Ai thotë se bëni shumë gabim që përmendi familjen time dhe i thotë se unë nuk jam personi që kam shpërndarë foton tënde. Ka një sërë komunikimesh që janë duke u parë me kujdes. Po të lexosh mesazhet janë drithëruese dhe janë dërguar disa orë para se t’i jepte fund jetës”, thotë ajo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura