“Ka ngatërruar shumë çuna, djali im s’ka faj”- I riu u arrestua për përdhunimin e një të miture! Flet e ëma dhe kunata e 26-vjeçarit: Ajo e merrte në telefon dhe…

Jul 24, 2024 | 13:26
SHPËRNDAJE

Nëna e Marsel Baçit, 26-vjeçarit i cili u arrestua me akuzën se ka përdhunuar dhe përdorte për prostitucion një vajzë të mitur në Maliq hedh poshtë të gjitha pretendimet se djali i saj është fajtor.

kunata dhe nena e marselit

Në një komunikim për gazetarët, ajo thotë se ka qenë vetë vajza, e cila nuk e linte rehat Marselin, duke i shkruar në rrjetet sociale dhe telefon.

“Ajo e merrte në telefon, i shkruante. Më thanë edhe dje, ajo i kishte fajet vetë. Ajo ka ngatërruar shumë çuna”, tregon nëna e Marselit.

Ndërsa e pyetur për akuzën se djali i saj e ka përdhunuar, ajo thotë: “Jo, nuk kam djem të tillë. Shiko ku jetojmë. Ne nuk kemi të hamë bukë. Ja ku jetojmë, në një dhomë”.

Edhe kunata e Marsel Baçit mban të njëjtin qëndrim, duke theksuar se vetë vajza e ka ngacmuar

“Erdhën në orën 1 të natës dhe i thanë që do të marrim në pyetje. E kishte denoncuar një vajzë, Valbona. Ajo i shkruante vetë Marselit në Facebook. Marseli thoshte që unë nuk e dua, por ajo e ngacmonte vetë”, thotë kunata, e cila nuk beson se Marseli e ka përdhunuar.

Kunata e tij thotë se 16-vjeçarja ngacmonte edhe burrin e saj, por ai nuk merrej me të.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura