Ka plagë të shumta në kokë dhe trup, përkeqësohet gjendja e 42-vjeçarit që u gjet i dhunuar në rrugë, futet në intubim

Jul 15, 2024 | 13:35
SHPËRNDAJE

Është përkeqësuar gjendja shëndetësore e 42-vjeçarit që u gjet i dhunuar në rrugë mëngjesin e sotëm në kryeqytet.

1591092301_trauma

Rigel Kaso, nga Bilishti, raportohet se është futur në intubim në spitalin e Traumës.

42-vjeçari ka plagë të shumta në kokë dhe në trup. Ai u gjet rreth orës 06:35, nga kalimtarët i shtrirë në rrugën “Sokrat Miho” në kryeqytet.

Nuk dihen ende autori/ët e ngjarjes, ndërsa po punohet nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave.

“Më datë 15.07.2024, rreth orës 06:35, në rrugën “Sokrat Miho”, është gjetur nga kalimtarët i shtrirë në rrugë, dyshohet me shenja dhune, shtetasi R. K., 42 vjeç, banues në Bilisht.

42-vjeçari është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, informoi policia.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura