Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj në një komunikim për mediat dha detaje në lidhje me autorin që plagosi me armë zjarri efektivin e “Shqiponjave”, Edlir Alleshi.
Sipas Vocajt autori ka qenë emigrant në Itali dhe në muajin gusht është kthyer në Shqipëri, ndërsa thekson faktin se nga hetimet e deritanishme rezulton se autori të ketë probleme me depresionin.
Vocaj u shpreh se janë duke komunikuar me familjaret me qëllim që autori të dorëzohet.
Ndërkohë drejtori i policisë Tiranë bëri të ditur se janë vënë në dispozicion 20 mijë euro kush jep informacion për kapjen e tij.
“Ka një dëmtim me armë zjarri. Policia dhe RENEA janë mobilizuar për kapjen e autorit i cili quhet Klerent Bozhanaj i datëlindjes 1981. Ky person është i armatosur dhe ka shenja të theksuara depresioni. Vazhdojnë veprimet e policisë. Po komandojmë me familjarët. Policia vendos shumën 20 mijë euro për informacion të vlefshme që çon në kapjen e autorit. Ne nuk kemi shumë të dhëna për momentin. Dime që ky person ka qenë emigrant në Itali është kthyer në gusht në Shqipëri. Nga hetimet e deritanishme është evidentuar fakti që ka shenja depresive dhe nuk kemi të dhëna për përfshirje në aktivitet kriminale”, u shpreh Vocaj.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al