“Kam refuzuar 100 mijë euro nga një serb”/ Elvis Naçi: Sa herë kujtoj gjakun e vëllezërve tanë në Kosovë…

Dec 27, 2019 | 21:44
SHPËRNDAJE

Elvis Naçi ka bërë një rrëfim në minutat e para të emisionit të sotëm “Shqiptarët për shqiptarët” në News24. Ai tha se ka refuzuar dy donacione nga shtetas serbë.

shqiptaret2-1-770x442

Bëhet fjalë për një donacion para tërmetit për fondacionin “Firdeus” në shumën e 100 mijë eurove dhe një tjetër pas tërmetit, sërish nga një shtetas serb në shumë 5 mijë euro.

 “Kam refuzuar 100 mijë euro për fondacionin Firdeus para tërmetit të 26 nëntorit nga një shtetas serb. Pas tërmetit më erdhi një donacion 5 mijë euro po nga një shtetas serb. Unë nuk paragjykoj asnjë por sa herë kujtoj gjakun e vëllezërve në Kosovë nuk mund ta bëj. Nuk do pranoj asnjëherë asnjë fond nga shtetas serbë”, tha Elvis Naçi.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura