Kandidatët për ambasadorë në OSBE dhe KiE seancë dëgjimore në Kuvend

Nov 20, 2017 | 11:59
SHPËRNDAJE

Dy kandidatet per ambasadore ne OSBE dhe KiE, Igli Hasani dhe Albana Dautllari kane dale sot ne Komisionin e Jashtem per te zhvilluar nje seance degjimore me deputetet, perpara se ti dekretoje Presidenti Meta.

Dy kandidatet per ambasadore Igli Hasani (djathtas) dhe Albana Dautllari
Dy kandidatet per ambasadore Igli Hasani (djathtas) dhe Albana Dautllari/ FOTO: LSA

Kreu i diplomacisë ka propozuar Igli Hasanin si kandidat për ambasador në misionin e përhershëm pranë Organizatës për Siguri, Bashkëpunim në Europë, OSBE dhe organizatat e tjera ndërkombëtare në Vjenë. Hasani do të zëvendësojë në këtë detyrë të ngarkuarën me punë, Ravesa Lleshi, shkruan “Panorama”.

Kjo e fundit nuk u dekretua nga Presidenti Bujar Nishani në dhjetor të vitit 2015. Ravesa Lleshi ka qenë këshilltarja e ministrit Bushati dhe ajo u propozua si ambasadore në vend të Spiro Koçit, diplomat karrierë dhe prej shumë vitesh përfaqësonte Shqipërinë në OSBE.

Ndërkohë që kandidatura tjetër është Albana Dautllari, e propozuar si ambasadore në krye të misionit të përhershëm të Shqipërisë pranë Këshillit të Europës, në Strasburg. Dautllari do të zëvendësojë në këtë detyrë Adriana Hobdarin, e cila është emëruar si ambasadore në Greqi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura